Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi këtë të hënë një takim me Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Turqisë në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit.
“Me Ambasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay biseduam sot mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit, duke vënë theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta”-shkruan Balla./Opinion.al