Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla takim me komisionerin Varhelyi: Asnjë vend nuk mund të trajtojë i vetëm sfidat e emigrimit të paligjshëm 

2023/11/28 at 2:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla takim me komisionerin Varhelyi: Asnjë vend nuk mund të trajtojë i vetëm sfidat e emigrimit të paligjshëm 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shprehur qëndrimet e shtetit shqiptar në lidhje me çështjet e migracionit të paligjshëm dhe fenomeneve negative që e shoqërojnë, gjatë një konference ndërkombëtare të thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian Von Der Leyen. 

Ministri Balla theksoi në një prononcim enkas lidhur me konferencën se sfidat e migracionit mund të përballohen më lehtë duke vendosur si prioritete “parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit.” 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një panoramë që bëri rreth temave të diskuatuara dhe takimeve të zhvilluara, u shpreh se “duke marrë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare të rëndësishme të iniciuar nga vetë presidentja e Komisionit Von der Leyen për krijimin e një aleance ndërkombëtare për të përballuar sfidat që vendos tashmë para të gjitha vendeve tona, emigracioni i paligjshëm, kemi pasur mundësi të takohemi edhe me drejtuesit dhe me përfaqësuesit më të lartë të Komisonit”. 

Balla vuri në dukje gjithashtu se pritshmëritë tona lidhur me procesin “screening” janë që ai të mbyllet brenda 14 muajve të ardhshëm, ndërkohë që paralajmeroi se presim të hapen deri në fund të këtij viti, edhe kapituj të tjerë. 

“Gjatë takimit me Komisionerin Varhelyi, natyrshëm që pjesa e parë e bisedës lidhet me përfundimin me sukses, në një kohë të shkurtër, 14-mujore, të procesit të “screening”, pra të vlerësimit të përputshmërisë së legjislacionit shqiptare me atë të BE, ose siç quhet ndryshe “acquis comunautaire. Dua ta vlerësoj maksimalisht punë e më shumë se 1000 ekspertëve shqiptarë dhe po aq 1000 ekspertëve të KE-së. Ndërkohë që presim që brenda këtij viti të kemi mundësi të hapim bisedimet për grup-kapitujt e parë, ku përfshihet dhe natyrshëm edhe pjesa që lidhet me kapitullin 23 e 24, “punët e brendshme” dhe “drejtësia”, u shpreh Balla. 

Në lidhje me qendrimet dhe angazhimet e qeverisë së Shqipërisë në përballimin  e sfidave të migracionit të paligjshëm, Balla u shpreh se Shqipëria është vlerësuar si model solidariteti e parteriteti me vendet e BE-së. 

“Ndërkohë, duke u gjendur në këtë konferencë, natyrshëm që kemi ndarë edhe vlerësimet tona për sa i përket çështjeve  dhe sfidave që na vendos përpara emigracioni i paligjshëm. Unë mendoj që çështjet si emigracioni janë çështje të cilat pikë së pari kërkojnë solidaritet, partneritet. Dhe në fakt Shqipëria sjell në këtë konferencë një model të solidaritetit dhe të partneritetit. Ajo që ne kemi bërë me Italinë, pra marrëveshja, është një model, i cili jo vetëm që merr vlerësimin edhe të kolegëve me të cilët kam biseduar apo përfaqësuesit e KE, sikurse ishte bisede me Komisionerit Varhelyi, por ajo që është më e rëndësishme është që duhet të kuptojmë që sfida që kemi përballë, është një sfidë që nuk mund ta përballojë vetëm një vend i cili ka kufijtë apo pozicionin gjeografik për t’u përballur me të. Duhet të kuptojmë që kjo është një sfidë që ka nevojë për partneritet, për solidaritet, për bashkëpunim. Mesazhi im në këtë konferencë është që në përballjen me sfidën globale të emigracionit na duhet që të vendosim si prioritete, parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit“, theksoi Ministri i Brendshëm në proncimin për mediat. 

Ju sugjerojmë

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Para
Masakra e Don Boskos/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për mikun e Ervis Martinaj, ka ndihmuar në vrasje

Masakra e Don Boskos/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për mikun e Ervis Martinaj, ka ndihmuar në vrasje

Ja si të siguroni një biletë për “Gjermani 2024”, FSHF lëshon njoftimin për tifozët kuqezi 

Ja si të siguroni një biletë për “Gjermani 2024”, FSHF lëshon njoftimin për tifozët kuqezi 

Opinion/ Timo Flloko, jeta, karriera dhe pasioni për poezinë! (27 Nëntor 2023)

Opinion/ Timo Flloko, jeta, karriera dhe pasioni për poezinë! (27 Nëntor 2023)

TE FUNDIT

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
31 Janar, 2026

Në Torino, një efektiv i policisë nga një repart mobil u rrethua dhe u sulmua nga një grup antagonistësh gjatë...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
31 Janar, 2026

Më 18 dhjetor 2025, forcat e policisë italiane evakuuan dhe bllokuan qendrën sociale Askatasuna në Corso Regina Margherita 47, një...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com