Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla prezanton Paketën e Sigurisë në Shkolla: Të garantojmë siguri në të gjitha format

2023/09/01 at 11:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Operacioni i Policisë së Shtetit, Balla: Tregon vullnetin për të goditur krimin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot masat e marra nga Policia e Shtetit për sigurinë në Shkolla.


Teksa tha se Policia e Shtetit ka detyrën e garantimit të sigurisë publike në të gjitha format, Balla theksoi se Policia, në bashkëpunim me Bashkitë, do të identifikojnë dhe përcaktojnë Perimetrin e sigurisë së çdo shkolle, sipas vlerësimit të situatës në terren, por në çdo rast jo më pak se 50 metër rreth gardhit kufizues të secilës shkollë.

Ndër të tjera, ministri shtoi se do të ndërmarrim një qasje të re penale në raport me veprat që vënë në rrezik apo cenojnë sigurinë e fëmijëve brenda këtij Perimetri Sigurie.

Fjala e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla në takimin e prezantimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla:

  • 1 Shtatori është dita e duhur për të diskutuar shkollat dhe vitin e ri shkollor 2023-2024, ndërsa institucionet e arsimit parauniversitar hapin dyert pas pak ditësh, më datë 11 shtator.
  • Ministritë tona, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Brendshme, kanë një rol të drejtpërdrejtë dhe njëkohësisht një përgjegjësi të madhe në garantimin e mbarëvajtjes së vitit shkollor, si në rrafshin mësimor ashtu dhe në atë të sigurisë.
  • Policia e Shtetit ka detyrën e garantimit të sigurisë publike në të gjitha format. Kur prindërit, gjyshërit, i çojnë fëmijët në shkollë, ata ia besojnë fëmijët Shtetit. Jo vetëm institucioneve arsimore, publike a private ku i kanë rregjistruar.
  • Kur i dorëzojnë fëmijët në derën e shkollës, prindërit duhet të jenë të sigurtë që asgjë e keqe nuk do t’u ndodhë atyre, jo vetëm brenda por edhe përreth mjediseve të shkollës ku ata natyrshëm kalojnë kohë gjatë apo pas orarit të mësimit. Duhet të jenë të sigurtë që fëmijët e tyre nuk do të përfshihen në akte dhune, bullizmi, në konflikte, aksidente rrugore, episode shfrytëzimi apo abuzimi të çdo lloji nga elementë kriminalë, ku shqetësimi im dhe i publikut është sot rritja e numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike tek gjimnaziztët.
  • Të gjithë biem dakord se siguria e fëmijëve tanë shkon përtej murit apo oborrit të shkollës. Kur ne i dërgojmë fëmijët në shkollë, ata natyrshëm vihen në kontakt e ndërveprojnë me gjithçka ndodhet në PERIMETRIN përreth saj: shitësin ambulant që shet ushqimet nga kangjellat, bari-lokali pranë shkollës, automjetet kur duhet të kalojnë në rrugën apo edhe me persona që duan të përfitojnë nga mosha dhe vulnerabiliteti i tyre.
  • Bashkë me Ministren Kushi, duam të përcjellim një mesazh të qartë për të gjithë: askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave.
  • Në këtë kuadër, dëshirojmë të shpallim sot, së bashku me Ministren e Arsimit, një paketë të re masash për sigurinë në shkollat tona të arsimit parauniversitar.

SIGURIA PUBLIKE

  • Së pari, do të normojmë përkufizimin e konceptit të Perimetrit të Sigurisë në shkolla si ato hapësira fizike përreth shkollave, ku fëmijët qëndrojnë, ndërveprojnë dhe kalojnë pjesë të kohës së tyre para apo pas mësimit e që përfshin rrugët dhe rrugicat përreth kufijve të shkollës si dhe të gjitha aktivitetet tregtare (dyqane, kioska, njësi biznesi) që ushtrohen brenda kësaj hapësire.
  • Strukturat vendore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Bashkitë, do të identifikojnë dhe përcaktojnë Perimetrin e sigurisë së çdo shkolle, sipas vlerësimit të situatës në terren, por në çdo rast jo më pak se 50 metër rreth gardhit kufizues të secilës shkollë.
  • Do të ndërmarrim një qasje të re penale në raport me veprat që vënë në rrezik apo cenojnë sigurinë e fëmijëve brenda këtij Perimetri Sigurie.
  • Brenda këtij muaji, do të propozojmë një paketë ndryshimesh ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, duke filluar në radhë të parë nga shitja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, e më tej mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, si dhe çdo vepër dhune, shfrytëzimi, prostitucioni apo pornografie.
  • Objektivi ynë kryesor është parandalimi i kriminalitetit dhe i përdorimit të substancave narkotike në radhët e të rinjve, si dhe goditja pa kompromis e rrjetit të shpërndarjes së drogës në Perimetrin e Sigurisë në shkolla e në rang vendi. Në ditët në vijim dhe sistematikisht në javët në vijim, unë presnga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultate domethënëse në luftën kundër “spaciatorëve”. Ky është një Operacion Kombëtar, më i madhi i zhvilluar ndonjëherë, nën komandën direkt të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
  • Me veprime konkrete, duhet t’u përcjellim nxënësve dhe të rinjve, ndjenjën e afërsisë dhe besimit që duhet të kenë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Oficerëve të Sigurisë në shkolla.
  • Punonjësit e Policisë së Shtetit që, me veprimet apo mosveprimet e tyre, thyejnë besimin e të rinjve dhe komunitetit dhe njollosin uniformën e policit, duke toleruar, kthyer kokën nga ana tjetër, apo më keq, duke u bërë bashkëpunëtorë të krimit që kryhet në Perimetrin e Sigurisë, do të përjashtohen automatikisht dhe përgjithmonë nga radhët e Policisë së Shtetit.
  • Bizneset tregtare që do të përfshihen në veprimtari penale të rënda në Perimetrin e Sigurisë së Shkollave do të përballen me të gjithë forcën e ligjit deri në mbylljen dhe konfiskimin e pasurive. Këtu dua të jem i qartë! Një bar, ai lokali përballë shkollës, brenda Perimetrit të Sigurisë, tek i cili do të provohet nga Policia dhe konfirmohet nga prokuroria dhe gjykata, përfshirja në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit tregëtar.

SIGURIA RRUGORE

  • Sa i përket sigurisë rrugore, do t’u kërkojmë Bashkive që të marrin të gjitha masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, brenda një afati 90 ditor nga sot. Në përfundim të këtij afati, përmes strukturave të Policisë Rrugore, do të kryejmë monitorimin e gjendjes së sinjalistikës së sigurisë dhe do të marrim masat ndërshkuese ndaj kryetarëve të bashkive, të parashikuara nga ligji për përmbushjen e këtij detyrimi.
  • Zbatimin e dënimit më të lartë të parashikuar nga Kodi Rrugor për tejkalimin e shpejtësisë në rrugët që përfshihen brenda Perimetrit të sigurisë së shkollave. Kam besim se Kuvendi i Shqipërisë, shumica dhe opozita, do të na mbështesin nëse do të jetë e nevojshme për ndryshime të reja në Kodin rrugor, të cilat lidhen me sigurinë e fëmijëve, nxënësve në rrugët brenda Perimetrit të Sigurisë.
  • Në bashkëpunim me institucionet e arsimit, do të sigurohemi që mjetet për transportin e nxënësve të jenë të mirë identifikuar me logot dhe shenjat përkatëse, në mënyrë të unifikuar në gjithë vendin, dhe të qarkullojnë në kushte të larta sigurie teknike.

SIGURIA USHQIMORE

  • Duke filluar nga dita e hënë, 4 shtator, do t’i kërkojmë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), kontrolle të shtuara në të gjithë vendin në operatorët e shërbimit ushqimor të kategorive të ndryshme që veprojnë në Perimetrin e sigurisë së shkollave lidhur me kushtet e sigurisë ushqimore.

SIGURIA URBANE

  • Do t’u kërkojmë Bashkive dhe IKMT-së që, duke filluar nga e hëna 4 shtator, të kryejnë një plan inspektimesh të koordinuara për verifikimin e situatës në Perimetrin e Sigurisë së shkollave: duhet të sigurohemi që brenda Perimetrit të Sigurisë së Shkollave, të respektohen rregullat e sigurisë së ndërtimit, të mos ketë rrënoja a papastërti të çdo lloji për një mjedis të shëndetshëm.

HIGJENA DHE DUHANI NË SHKOLLA

  • Do të imponojmë zbatimin e masës kufizuese të ndalimit të duhanit jo vetëm në institucionet arsimore por edhe në të gjithë Perimetrin e Sigurisë në shkolla.
  • Monitorimin nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor të zbatimit të normave higjieno-sanitare në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Karshillëku që ndodh cdo ditë haptazi në kundërshtim me ligjin, duke iu shitur pije alkoolike të miturve duhet të përfundojë. Ligji ka katër vite që është ndryshuar dhe forcuar. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Policia e Shtetit duhet të bëjnë detyrën. Tregëtimi i alkoolit duhet ndaluar.

TASK FORCE

  • Do të ngremë një Task Forcë të posaçme, të kryesuar nga Prefekti i qarkut, për të siguruar marrjen e masave brenda Perimetrit të sigurisë në shkolla.

OFICERËT E SIGURISË NË SHKOLLA

  • Ju, Oficerët e Sigurisë në shkolla, keni një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla. Si ndërlidhës ndërmjet shkollës dhe Policisë së Shtetit, Ju duhet të raportoni dhe menaxhoni në kohë dhe me përgjegjësi të gjitha situatat që mund të rrezikojnë apo cenojnë sigurinë publike. Qëllimi ynë është parandalimi i kriminalitetit dhe goditja pa kompromis e të gjithë keqbërësve që guxojnë të kryejnë veprimtari të paligjshme në Perimetrin e sigurisë.
  • Në ditët që vijnë, në bashkëpunim me MAS do të keni gati e raportimit të përjavshëm që do të duhet të plotësohet prej Oficerëve të Sigurisë në shkolla dhe t’i dërgohet Policisë së Shtetit lidhur me të gjitha situatat e konstatuara në ushtrimin e detyrës brenda shkollës dhe Perimetrit të Sigurisë.
  • Falë afërsisë së Oficerëve të Sigurisë në shkolla me nxënësit dhe bashkëpunimit më të ngushtë të tyre me punonjësit e Policisë së Shtetit, duhet të bëjmë të mundur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe edukimin e tyre me kulturën e ligjshmërisë, përdorimin korrekt të internet-it dhe rrjeteve sociale, shmangien e bullizmit, krimit kibernetik në dëm të të miturve dhe parandalimin e atyre situatave që mund të vendosin në rrezik jetën dhe të ardhmen e brezit të ri.

Dua ta siguroj publikun, prindërit, gjyshërit, por edhe vetë nxënësit, se do të bëjmë gjithçka që kjo Paketë e re e Sigurisë në Shkolla të bëjë një ndryshim të madh, dhe e nesërmja të mos ngjasojë me të tashmen. Vetëm përpara.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Qëlloi me thikë të moshuarin, 21-vjeçarja: Më ngacmonte prej 1 viti, mbrëmë erdhi te…

Qëlloi me thikë të moshuarin, 21-vjeçarja: Më ngacmonte prej 1 viti, mbrëmë erdhi te...

Varianti Omicron qarkullon ende, KE autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it

Varianti Omicron qarkullon ende, KE autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it

Luiza Gega vendos rekord të ri kombëtar

Luiza Gega vendos rekord të ri kombëtar
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com