Policia e Shtetit shqiptar do të përfitojë ekspertizë në fushën e krimeve kibernetike nga partnerët e Japonisë. Kjo çështje u diskutua në takimin sotëm mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadores së re të Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko.
Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Balla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme të Japonisë në projekte konkrete zhvillimore.