Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me zjarrin e regjistruar sot në Fier.
Ai shprehet se policia veproi menjëherë duke vënë në pranga autorin e zjarrit.
Balla shprehet se qytetarëve u është përsëritur apeli nga Policia të mos shkaktojnë zjarre të qëllimshme sepse do të përballen me ligjin.
“Pas disa orësh është bëre e mundur shuarja e zjarrit masiv që përfshiu kodrat me ullishte në Peshtan i Vogël në Fier mesditën e sotme.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë, duke dalë jashtë kontrollit, teksa kanë përfshinë një sipërfaqe prej 5 hektarësh.
Për vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e flakëve në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrëfikëse”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale./Opinion.al