Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës në vendin simbol të botës islame, Mekën është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa.
Këtë lajm e bëri publik vetë ministri Balla përmes një postimi në rrjete sociale, ku thekson se ka marrë mbështetje nga Al-Issa për një projekt të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
“Me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë. Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.
Më herët gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Balla u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes ku diskutuan mbi bashkëpunimin për sigurinë kibernetike./Opinion.al