Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla në Kamëz: Nga korriku rritje pagash edhe për zjarrfikësit

2024/05/23 at 10:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla në Kamëz: Nga korriku rritje pagash edhe për zjarrfikësit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi njësinë e shërbimit zjarrfikës (MZSH) në bashkinë Kamëz, për të parë nga afër gjendjen e mjeteve, infrastrukturën dhe pajisjet.

Balla nënvizoi se qeveria shqiptare ka një përkujdesje të shtuar e të posaçme ndaj shërbimit zjarrfikës, pasi synimi është që të rrisim nivelin e tij në “një shërbim të standardeve më të mira europiane”.

Ministri theksoi se punonjësit zjarrfikës janë në kategoritë parësore që do të përfitojnë rritje page pas datës një korrik të këtij viti.

“Sa i përket trajtimit të duhur financiar, ju garantoj që me 1 korrik, kur do të kemi një rritje pagash të dukshme në shumë sektorë publikë, edhe shërbimi zjarrfikës do të jetë një prej atyre që do të jetë ndër më të vlerësuarit. Kryeministri Rama dhe qeveria jonë vlerësojnë maksimalisht punën tuaj,” theksoi Ministri Balla.

Duke folur rreth rëndësisë që ka ndërhyrja e zjarrfikësve në raste emergjencash, sidomos në sezonin turistik veror, Balla nënvizoi se:

”Kemi përpara një sezon turistik më shumë rëndësi edhe për ekonominë e vendit, por edhe më të madhin që kemi pasur deri tani. Duhet të mësohemi që vit pa viti do të kemi më shumë turistë. E duke pasur më shumë turistë, e më shumë lëvizshmëri në rrugë mund të kemi edhe më shumë incidente, qofshin ato rrugore apo të shkaktuara nga temperaturat apo zjarrvëniet. Dua ta përsëris edhe sot, – zjarrvënia është një vepër penale e cila dënohet ashpër, mund të shkojë deri në 15 vite heqje lirie. Është detyra e shërbimeve zjarrfikëse kudo në Shqipëri, të mbështetura fuqimisht edhe nga Drejtoria jonë në Ministri (DPMZSH), edhe nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, edhe nga Forcat e Armatosura, edhe nga Policia e Shtetit për të garantuar që ne të jemi aty të parët për të mbrojtur jetën e qytetarëve, pronën e tyre.”

Ai shpjegoi edhe nevojën e disa ndryshimeve në radhët e shërbimit zjarrfikës, duke implementuar sistemin e gradave, certifikimin nga Akademia e Sigurisë, trajnimet profesionale etj.

“Besoj se kemi mësuar nga sfidat e së shkuarës, kujtoj këtu tërmetin e 26 nëntorit 2019. Ne duhet të vazhdojmë të trajnohemi dhe stërvitemi. Lidhja mes shërbimit zjarrfikës, Akademisë së Sigurisë dhe certifikimit të punonjësve të shërbimit zjarrfikës, është e qartë, prandaj kemi vendosur sistemin e gradave në shërbimin zjarrfikës. Dua t’ju garantoj që kemi çelur një fazë të re, krejtësisht të ndryshme nga ajo e viteve të kaluara sa i përket certifikimit, vlerësimit të atyre prej jush që duan të bëjnë karrierë në këtë shërbim,” theksoi Balla.

Ju sugjerojmë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Para
Presidenti Begaj pret në Presidencë homologen e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar

Presidenti Begaj pret në Presidencë homologen e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shoferi

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO pranon ankimin e SPAK për Lefter Kokën

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO pranon ankimin e SPAK për Lefter Kokën

TE FUNDIT

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
1 Shkurt, 2026

Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe...

Lexo më shumë

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com