Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla ministër i Brendshëm,Berisha:Eksponent i lidhur me krimin, rendi në duart e bandave

2023/07/10 at 1:50 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Opozita s’ka përgjegjësi për qeverinë që s’njeh rregulla, por për rikthimin e…

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë deklaratës për shtyp ka folur edhe për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.

Berisha shprehet se Taulant Balla është eksponenti kryesor i lidhur me krimin, drogën, vrasje. Sipas Berishës, ai do t’ia dorëzojë rendin bandave.

“Në grahmat e fundit të regjimit të tij, Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, emëroi në krye të Ministrisë së brendshme Taulant Ballën, njeriun më të lidhur me bandat e Elbasanit, Lushnjes, Lirbazhit, Cërrikut, Shkodrës dhe Fushë-Krujës.

Pas ngjarjes horror, në të cilën anëtarët kryesorë të klanit më të egër mafioz të Shqipërisë se Mesme, Rrajat e partisë të lidhur direkt me Edi Ramën dhe Ballën, keqtrajtuan shtazërisht Bilbil dhe Jashar Majën, Edi Rama reagoi si një padrino.

Ai, në përputhje me kodin e mafias, nuk dënoi me asnjë fjalë të vetme barbarinë, aktin horror të klanit mafioz të Rrajave të tij, por urdhëroi me Tëitter, shkarkimin e ministrit të familjes, Çuci dhe emërimin në vend të tij të Taulant Ballës dhe dorëzimin e kumbarës së klanit Rraja, deputet shumë i vlerësuar nga Edi Rama.

PD deklaron se Taulant Balla është politikani më i inkriminuar, më i akuzuar në 32 vite për lidhje konkrete, direkt të fuqishme me trafikun e drogës, vrasjet mafioze dhe krime të tjera.

Balla është politikani i akuzuar publikisht dhe me dokumente zyrtare si deputet që ka të regjistruar mbi 50 udhëtime me pasaportën e tij diplomatike jashtë vendit, për mburojë të veprimtarisë së supertrafikantit ndërkombëtar dhe njërit prej eksponentëve kryesorë të Bandës së Lushnjes, Edmond Begos.

Balla është politikani kryesor i akuzuar me zë dhe figurë në sallën e gjyqit se është ai i implikuar në masakrën e Elbasanit të vitit 2016, ku në përleshje mes bandave rivale u vranë 3 persona dhe u plagosën shtatë anëtarë.

Po në sallën e gjyqit ai është denoncuar si njeriu që ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, pasi ai kishte në dorë dhe do i publikonte regjistrimet zyrtare që provonin implikimin e Taulant Ballës në lidhje me masakrën e Elbasanit.

Ministri i ri i Brendshëm i Edi Ramës, Taulant Balla, është i faktuar se në zgjedhjet prillit 2021, më datë 21 prill kishte angazhuar për blerjen e votave në Elbasan, trafikantin Mehmet Greca, të dënuar me 7 vite në Britani për trafik kokaine. Ai bashkë me prokurorin Shehu dhe Ardi Veliun, manipuluan ngjarjen ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë në Elbasan.

Balla është i lidhur direkt me veprimtarinë ekonomike kriminale dhe fitimit të qindra milionë lekë publike nga kompania e Gentian Sharrës, bashkëpunëtor i Talo Çelës dhe pjesëmarrës në masakrën e vitit 2016 dhe grabitjen e Rinasit.

Balla është politikani i inkriminuar, i lidhur kokë e këmbë me bandën e trafikantëve dhe vrasëse Rraja të Fushë-Krujës. Ai është personi i akuzuar nga oficeri Emiljhano Nuhu për ndërhyrje direkte në komisarit për lirimin me forcë të kriminelit Rexhep Rraja, sot në kërkim, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili ishte arrestuar pasi kishte torturuar vajzën e pambrojtur Xhisiela Maloku.

Ai me Edi Rarmën, pas lirimit të kriminelit, kërcënuan dhe sulmuan me egërsi oficerin Nuhu, duke e detyruar të largohet nga vendi dhe të kërkojë azil.

Me emërimin e Ballës, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, emërohet ministër një person që ka aktualisht dy hetime penale të hapura, njëri kombëtar dhe tjetri ndërkombëtar.

Balla është i akuzuar në parlament si pritës i 5 milionë eurove para të sjella në Shqipëri me veturat Toyota Yaris. Ai këtë akuzë të bërë nga Lulzim Basha e ka mbyllur në Shqipëri, por jo në belgjikë ku hetohet bashkë me akuzuesin e tij.

Balla është thirrur disa herë në SPAK për lidhjet e tij me Gentian Sharrën dhe ndërhyrjet e tij korruptive për dhënien e paligjshme të tenderave te kompania e bashkëshortes së Gentian Sharrës.

PD deklaron se Edi Rama, duke emëruar në krye të rendit, Taulant Balla, eksponentin kryesor në politikë të lidhur me krimin, drogën, vrasje, e dorëzon në mënyrën përfundimtare rendin në duart e bandave të krimit të organizuar.

Edi Rama po i garanton organizatat kriminale dhe lidhjet e tij të faktuara me kartelet e Sinaloas se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave”, tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Dhuna ndaj kushërinjve nga fisi Rraja, Policia e Shtetit: Janë kryer të gjitha veprimet

Dhuna ndaj kushërinjve nga fisi Rraja, Policia e Shtetit: Janë kryer të gjitha veprimet

Artan Hoxha: Nuk kam konsumuar hashash, por u kam dhënë kolegëve

Hoxha:Pse e nxorën sot kërkesën për arrestimin e Ahmetajt? U siguruan që e kaloi kufirin

Balla ministër i Brendshëm, mbërrin në Presidencë propozimi i kryeministrit Rama

Balla ministër i Brendshëm, mbërrin në Presidencë propozimi i kryeministrit Rama

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com