Drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla i ka dërguar një mesazh shqiptarëve të diasporës, në lidhje me procedurën e votimit për zgjedhjet e 11 Majit.
Ai i ka bërë thirrje çdo shqiptari që të kontrollojnë mesazhet dhe email-et për të marrë dokumentacionin zgjedhor dhe për të ndjekur procedurat e votimit, tashmë që procesi ka nisur.
“Për zgjedhjet e 11 Majit, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar prej të hënës dërgimin drejt jush të fletëve të votimit. Në orët dhe në ditët në vijim Shërbimi Postar DHL do ju njoftojë me një sms ose një e-mail, të cilin ju e keni deklaruar gjatë regjistrimit si votues nga jashtë për t’ju informuar se dërgesa nga Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka mbërritur, pra zarfi me fletën e votimit ka mbërritur në shtetin tuaj.
Gjithashtu ju ka caktuar një datë të dorëzimit në adresën tuaj, të cilën siç e mbani mend e keni deklaruar në PER. Ju mund ta ndryshoni dhe përcaktoni vet një datë sipas axhendës apo mundësisë tuaj në linkun që DHL ju ka dërguar me sms ose me e-mail. Klikoni liknun dhe ndiqni instruksionet. Ose ju mund ta caktoni të shkoni ta tërhiqni në zyrën më të afërt apo në një zyrë që e caktoni ju të shërbimit postar DHL. Në rast se ju nuk e keni parë mesazhin sms apo e-mail, postieri do të tentojë edhe dy herë të tjera të lidhet me ju për dorëzimin e zarfit.
Pra do të ju dërgoj edhe dy herë ose sms ose e-mail. Në rast se prej jush nuk ka asnjë përgjigje, atëherë zarfi do të qëndrojë në zyrën postare, ku ju mund ta tërhiqni deri më 1 Maj 2025. Pas kësaj date zarfi do të kthehet në KQZ duke pamundësuar votimin tuaj.
Motra dhe vëllezër, vota juaj në këto zgjedhje është historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëatare të BE. Votoni numrin 5 në fletën e votimit, Edi Rama, Partia Socialiste e Shqipërisë, me dashuri dhe vendosmëri për Shqipërinë për ta vendosur flamurin kuqezi në mes të oborrit të Bashkimit Europian”, është shprehur Balla në mesazhin e tij.