Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla me strukturat detare në Vlorë: Ofroni siguri për pushuesit. Mos të përsëriten…

2023/08/07 at 3:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla me strukturat detare në Vlorë: Ofroni siguri për pushuesit. Mos të përsëriten…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar sot me strukturat e strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, që janë të vendosura dhe operojnë në vijën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.


Gjatë fjalës së tij, Balla tha se të gjithë institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë gadishmëri që pushuesit të jenë të sigurt në vendin tonë dhe t’i jepet ndihmë në kohë.

Sakaq shtoi se institucioni të cilin ai drejton do të vazhdojë “procesin e vetëpastrimit brenda Policisë së Shtetit në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve”.

“Doja të vija personalisht për t’ju falënderuar, të gjitha departamentet, që janë të përfshira në këtë mision të rëndësishëm të mbarëvajtjes së sezonit turistik; – Policia Rrugore, reparti “Renea”,  forcat “Delta”, Njësia Policore Detare, natyrshëm edhe repartet e tjera, “Shqiponjat” dhe të gjithë të përfshirë në këtë mision të rëndësishëm që kemi, për t’i garantuar çdo pushuesi vendas apo të huaj që pushimet në Shqipëri të jenë të sigurta. E vërteta është që gjithçka ka shkuar mirë. Deri më tani nuk kemi pasur incidente, të cilat kanë ndodhur në të shkuarën. Ajo që na duhet është që të vazhdojmë punën me këtë intensitet që e kemi nisur. Ky intensitet duhet të vazhdojë. Ne do të lejojmë që gjithkush ta përdori detin, sepse e vërteta është që është pjesë e një dimensioni të caktuar të turizmit.  Por në asnjë moment të rrezikojë jetën e pushuesve, dhe natyrshëm, edhe jetën e atyre që i përdorin këto mjete. Prandaj roli ynë është një rol parandalues, dhe ne do të vazhdojmë të jemi prezentë në të gjithë hapësirën tonë  detare për të kontrolluar dhe për të garantuar edhe njëherë atë që thashë në fillim, – jetën e çdo pushuesi! Kemi mësuar shumë  nga gabimet e së shkuarës dhe nuk duhet të tolerojmë që asnjë prej atyre gabimeve të përsëritet më! Kjo ndërthurje kaq e bukur mes gjithë departamenteve tona, bën të mundur që ne të ndërhyjmë në kohë për çdo problematikë.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë ju këtu, sepse të gjithë jeni përfshirë, edhe në rastet e ndihmës së menjëhershme ndaj personave të cilët kanë pasur problematika në det, apo edhe të humbur, qoftë në Karaburun apo në zona të tjera, ku falë gatishmërisë suaj, është bërë e mundur gjetja dhe shpëtimi, jo vetëm i turistëve vendas, por edhe të huaj, siç ishte rasti i një qytetareje italiane gjatë javës që kaloi.

Kështu që na duhet që ta vazhdojmë këtë gatishmëri të plotë që ju keni. Këtu pastaj kjo lidhet edhe me atë arsyen kryesore pse unë po shkoj në të gjitha repartet tona, komisariatet dhe drejtoritë, për të garantuar se mbështetja e qeverisë, e kryeministrit Rama, do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit. Na duhet që ta rrisim dhe ta përmirësojmë trajtimin financiar dhe unë jam shumë i sigurt që në buxhetin e vitit 2024, ne do të kemi një rritje të dukshme të pagave për nivelet bazë të Policisë së Shtetit.  Kjo vëmendje e shtuar e qeverisë vjen edhe për shkak të rezultateve të mira që Policia e Shtetit po arrin, me shumë operacione të rëndësishme, të cilat godasin fenomene të caktuara të krimit. Krimi goditet vetëm nëse e godasim sistematikisht!

Këtu pastaj vjen një moment tjetër që lidhet me Kodin e Etikës brenda forcave të Policisë së Shtetit.  Në shumë vite kemi pasur problematika, që lidheshin me rrjedhjen e informacionit brenda strukturës së Policisë së Shtetit dhe kjo sillte për pasojë edhe dështimin e operacioneve tona policore. Unë mendoj që jemi në rrugën e mbarë për të prerë fijet brenda Policisë së Shtetit që rrjedhin informacion dhe tradhtojnë aksionet e Policisë së Shtetit. Sot jemi në fakt në një ditë të hidhur për Policinë e Shtetit, sepse 20 vite më parë, Komisar Gani Malushi, u godit nga dora e krimit. Dhe ndërkohë, 14 vite më parë, në një aksion policor, 4 oficerë të strukturës sonë të posaçme, ranë në krye të detyrës gjatë një operacioni për arrestimin e një personi shumë të kërkuar. Këto janë dy momente për të kuptuar që sa herë që kemi problematika të rrjedhjes së informacionit, kjo sjell, do të thoja unë, edhe një karshillëk dhe tradhti ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë jetën e tyre si “Dëshmorë të Atdheut”, në radhët e Policisë së Shtetit. Dua t’ju them që veprimet, aksionet, operacionet e ditëve të fundit të Policisë së Shtetit, po ngrejnë dita ditës besimin e qytetarëve.

Ne do të vazhdojmë procesin e vetëpastrimit brenda Policisë së Shtetit dhe të jeni të sigurt që kjo do të na sjellë rritjen e besimit të qytetarëve”, ka thënë Balla.



Ju sugjerojmë

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Para
Vrau 55-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, policia: Në pranga 33-vjeçari nga Tirana

Vrau 55-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, policia: Në pranga 33-vjeçari nga Tirana

Euro bie poshtë 120 Lekëve, i afrohet sërish minimumit historik

Masat e Bankës së Shqipërisë për frenimin e zhvlerësimit të Euros

Iku me shpejtësi dhe nuk iu bind policëve. Pranga 34-vjeçarit, ishte i dehur në timon 

Shiste drogë brenda kalasë së Gjirokastrës, arrestohet 27-vjeçari nga Lezha
















TE FUNDIT

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
8 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet tip opel. Raportohet se mjeti është djegur pas një përplasje zinxhir...

Lexo më shumë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com