Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në kuadër të operacioneve antikanabis të zhvilluara në disa qarqe të vendit, ku u asgjësuan 24,220 bimë narkotike
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike vijon çdo ditë.
Sipas Ballës, kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale, i cili duhet shuar përfundimisht.
“Lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike vijon çdo ditë. Shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale, i cili duhet shuar përfundimisht”, shkruan Balla.
Gjatë 72 orëve të fundit, policia ka asgjësuar në total rreth 24 220 bimë kannabis sativa dhe është sekuestruar 29 kg lëndë narkotike kanabis në Pukë.