Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD, Sali Berisha, teksa ky i fundit hidhte akuza në drejtim të mazhorancës për rastin ‘Balluku’.
Balla tha se Berisha nuk mund të bëjë si i ndershëm, kur është shpallur non grata nga SHBA dhe është akuzuar nga drejtësia për korrupsion dhe pastrim parash.
“Tani, mori urdhrin ky, do fillojë të bëjë zhurmën. Jepi urdhrit këtij, se ka këtë porosi. Një këtej, një andej. Paguhet për këtë punë. Të mbaroj unë. Zotëri, ku t’i ti drejtohesh këtij krahut tjetër, duhet ta lash mirë gojë, ngrije kokën. Laje mirë gojën sepse edhe për këto që thua, tani ti je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ai aty. Dhe ne nuk kemi thënë asgjë më shumë se kanë thënë SHBA. SHBA të kanë shpallur non grata për korrupsion, po apo jo? Je i akuzuar për korrupsion. Të vish këtu dhe të bësh të ndershmin, të flasësh në emër të drejtësisë, ti që dy herë në muaj shkon para drejtësisë dhe i merr me libër shtëpia ata që të kanë ngritur ty akuzën, merr prokurorin, merr gjyqtarin. Merresh dhe me mua që kam nderin më të madh të jetës sime që jam kallëzuesi, jam njeriu që të kam kallëzuar ty, ngrije kokën Sali. 100 herë të kthehem mbrapa, do bëj të njëjtën gjë.”, theksoi ai.
















