Kryetari Taulant Balla deklaroi sot në mëngjes në mbledhjen “live” të grupit socialist se në Parlament do të shkohet me dy qendrime për çështjen Tahiri. “Na vjen keq që opozita nuk na u bashkua në kërkesat tona dhe nuk i kemi ato të përbashkëta. Ndërsa ne kemi mbajtur një pozicion për miratimin e kërkesës së prokurirsë për dhënien e autorizimit të pengimit të daljes jashtë shtetit të Saimir Tahirit, kontrollit vetjak, kontrollit të banesës dhe paraqitjes në polici,” tha Balla.
Pra socialistët votojnë në seancë plenare disa prej kërkesave të prokurorisë, por vetëm më kryesoren: Heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit nuk e lejojnë.