Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balla del në rrugët e Tiranës për të parë problematikat e trafikut: Gjoba, instrument për të vetëdijësuar përdoruesit

2024/02/02 at 12:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla del në rrugët e Tiranës për të parë problematikat e trafikut: Gjoba, instrument për të vetëdijësuar përdoruesit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi disa akse rrugore e nyje të rëndësishme qarkullimi në Tiranë, ku u njoh nga afër me disa nga problematikat e trafikut në qytet dhe rrugët interurbane.

Gjatë bashkëbisedimit me Shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, Besmir Qibini, ministri theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët, ndërgjegjësimin e tyre për domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit, si një masë mbrojtëse për shëndetin e jetën e tyre.

Balla nënvizoi gjithashtu faktin se ndëshkimet ndaj kundërvajtësve kanë për synim edukimin e shtetasve dhe nuk janë qëllim në vetvete.

Duke folur rreth përdorimit të pajisjeve të teknologjisë së lartë, shefi i Qarkullimit tha:

“Prej një viti Policia Rrugore përdoror ‘dron edukues’ që është për 3-4 lloj shkeljesh, të cilat e pasqyrojnë në një dimension tjetër kundërvajtjen administrative. Kemi vënë ‘dron edukativ’ për këmbësorët që nuk respektojnë vizat e bardha por sidomos mjetet që nuk respektojnë këmbësorët, kryesisht në rreth-rrotullim, por edhe në vizat e bardha. Ka një progres në këtë drejtim, sidomos në vijat e bardha, të dyanshëm, edhe nga shoferët, edhe nga këmbësorët. Më parë nuk konceptohej që të ndëshkonim këmbësorin, megjithëse ajo parashikohet edhe në kodin rrugor, pavarësisht se ato pika nuk janë zbatuar në të shkuarën”.

Në lidhje me problematikat që hasen nga mosrespektimi i rregullave nga këmbësorët dhe reagimin e tyre, Qibini informoi se ka nisur një fushatë sensibilizuese për këmbësorët.

“Në zonat ku kalon trafik-ndarësi, ku janë vërtet shqetësim, në nyjet problematike, ku kemi pasur aksidente me pasoja. Nga analiza që kemi bërë rezulton se në 15.8 % e rasteve kanë qenë fajtorë këmbësorët. Në përdorues të rrugës hyjnë këmbësorët, përdoruesit e biçikletave, si dhe të patinave elektrike. Kemi konstatuar në rrugë interurbane kryesore raste të përdorimit të monopatinave elektrike, të cilët i kemi ndëshkuar dhe ndaluar kategorikisht lëvizjen e tyre në këto akse”, sqaroi Shefi i Komisariatit.

Balla u interesua rreth ngarkesave të trafikut, orareve, lëvizshmërisë së trafikut dhe problematikave të tjera, lidhur edhe me këmbësorët.

“E rëndësishme është ajo që kemi thënë gjithmonë:  nuk është gjoba qëllimi ynë! Gjoba është një instrument për të tërhequr vëmendjen për ta bërë të vetëdijshëm përdoruesin e rrugës për rreziqet që sjellin shkeljet, ose incidentet që shkaktohen nga përdoruesi i rrugës. Pra, gjëja e parë është komunikimi. Njerëzit duhet të kuptojnë që rregullat e qarkullimit rrugor janë rregulla për të mbrojtur, jo për të ndëshkuar. Njerëzit duhet të kuptojnë që kur merr një gjobë, ajo është një alarm që të kesh parasysh të mos e përsërisësh më atë shkelje rrugore”.

Në disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë janë vendosur punonjës të Policisë Rrugore për të lehtësuar trafikun, të cilët punojnë me turne gjatë gjithë ditës.

Ndërsa ka njësi të tjera të Policisë Rrugore që monitorojnë shkeljet që kanë të bëjnë me mospërdorimin e telefonit, rripin e sigurimit, tejkalimin e shpejtësisë etj.

Në vëmendjen e Policisë Rrugore janë mjetet që nuk respektojnë këmbësorët. Në rreth-rrotullime monitorojnë mjetet që nuk japin përparësi atij që ka të drejtën e kalimit në rreth-rrotullim. Po kështu edhe për mjete që nuk pozicionohen në krahun e duhur majtas apo djathtas para një kthese, pasi duhet të zhvendosen të paktën 50 m më para se të hyjnë në kthesë.

Dronët edukativë janë aplikuar edhe  në rrugët interurbane, Tiranë – Durrës e Tiranë – Elbasan, ku ka rrezikshmëri më të madhe, ku këmbësorët kapërcejnë trafik-ndarëset. Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës përdor edhe zhvendosjen e mjeteve me karoatrec, kur janë të parkuara në akse kryesore dhe që pengojnë lëvizjen./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
Aktualitet

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

9 Qershor, 2025 12:59 pm
Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Para
Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

E moshuara gjendet e pajetë në rrugë në Durrës, dyshimet e para

Të akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Fierit jep masa sigurimi për pesë punonjës policie

Të akuzuar për shpërdorim detyre, Gjykata e Fierit jep masa sigurimi për pesë punonjës policie

Shpallet fajtor për krime lufte, Dushko Arsiç 

Shpallet fajtor për krime lufte, Dushko Arsiç 

TE FUNDIT

Rrugorja kontrolle të ‘rrepta’ në rrugë/ 22 persona të arrestuar, 39 të proceduar

Përvetësuan mbi 2 mln Lekë gjoba, Gjykata e Kukësit cakton masa sigurie për 22 policë
9 Qershor, 2025

Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun. Konkretisht...

Lexo më shumë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com