Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balili ‘i pastër’.Kush ndërhyri në sistem për ti fshirë arrestimin e 2006?

2016/05/17 at 3:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Eskobari/Mediat greke fakte të reja për Balilin: Kaloi një kamion me drogë

Dosja e Kelmend Balilit në policinë e shtetit dhe sistemin TIMS është e pastër.
ABC News ka arritur të kontrollojë dosjen personale të biznesmenit Balili, e cila ndodhet e regjistruar në mënyrë elektronike. Nga këqyrja e këyre të dhënave, në formën e kartelës personale, Balili rezulton i pastër dhe i pa shoqëruar ndonjëherë në policine e shtetit apo i proceduar penalisht.


Nuk dihet se kush ka ndërhyrë në këtë faqe, për të fshirë apo mos hequr të dhënat e arrestimit të tij në korrik të 2006. Ku është arrestuar së bashku me dy inspektorë policie për akuzën e trafikut të 750 kg drogë, por që më pas, akuzat ndaj tij janë pushuar me urdhër të prokurorisë.

Por pavarësisht pushimit të akuzave, në sistem duhet të ishte e regjistruar rasti i procedimit, arrestimit apo edhe pushimit. Për Balilin nuk figuron në kartelë edhe kallëzimi penal i Bashkisë së Sarandës për ndërtimin të paligjshëm të kompleksit turistik “Santa Quranta”, ku kompania e tij dhe ai vet personalisht janë kallëzuar nga ish-kreu i bashkisë tashmë me detyrën e zv.ministrit të brendshëm.

Por pavarësisht se është detyrim ligjor, që në këtë kartelë të evidentohen këto raste, për Kelmend Balilin nuk ka asnjë të dhënë për të kaluarën e tij penale. Ndryshe ndodh me shtetasit e tjerë shqiptar, ku për çdo kallëzim, shoqërim apo informacion tjetër agjentët e policisë i hedhin në progarmin e sistemit TIMS.

Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se Kelmend Balili udhëtimin e fundit nga Shqipëria e ka bërë më 18 prill të këtij viti duke kaluar në orët e parë të mëngjesit në Kosovë nga ku është kthyer në darkë. Për të vazhduar po me një udhëtim brenda ditës më 10 prill po në Kosovë dhe me pas më 22 mars po të këtij viti ka kaluar në Malin e zi, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe është kthyer brenda ditës.

Por pavaresisht se nuk figuron që ka kaluar zyrtarisht me dokumentin e tij personal në pikat e kalimit kufitar të Shqipëri, Kelmend Balili për policinë është në arrati.

Për këtë fakt, policia e shtetit në sistemin TIMS me datë 11 maj, ka hedhur në sistem emrin e Kelmend Balilit. Duke njoftuar të gjithë pikat e kalimit kufitare, se nëse paraqitet ky shtetas për të dale apo hyrë në territorin shqiptar të njoftohet shefi i kirimit të organizuar pranë policisë së shtetit.

Ky njoftim, thuhet në kartelë, të bëhet për shkak se duhet të merret në pyetje për llogari të procedimit penal ky dyshohet se është përfshirë në trafikun ndëkrombëtar të drogës.

Për këtë procedim, në Greqi janë arrestuar 13 shtetas greke dhe dy shtetasit shqiptar Petro Dalanaj dhe Kleanthi Palaj. Si pjesë e këtij rrjeti në Belgjikë janë arrestuar dy vëllezërit nga Kukësi, Dhimitër dhe Xhevahir Poti.



Ju sugjerojmë

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

20 Qershor, 2025 3:46 pm
Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori
Aktualitet

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

20 Qershor, 2025 3:25 pm
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

20 Qershor, 2025 3:02 pm
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump

20 Qershor, 2025 2:48 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!

20 Qershor, 2025 2:41 pm
Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi
Aktualitet

Shkrumbohen tubat plastikë të ujit në Roskovec, zona mbulohet nga tymi

20 Qershor, 2025 2:19 pm
Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte
Aktualitet

Hakerimi i faqes së Bashkisë së Tiranës lë fëmijët pa u regjistruar në kopshte

20 Qershor, 2025 2:11 pm
Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë
Aktualitet

Task Forca vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës dhe Lezhë

20 Qershor, 2025 1:52 pm
Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë
Aktualitet

Arrestohet pronari i karburantit/ Akuzohet se shiste lëndë hidrokarbure pa kuponë

20 Qershor, 2025 1:47 pm
Para
Video/ Shpullë dietologut live në TV

Video/ Shpullë dietologut live në TV

Kujdes mund të mbeteni shtatzënë edhe nga seksi anal

Kujdes mund të mbeteni shtatzënë edhe nga seksi anal

Corriere: Baroni i drogës Balili u arratis “me lejen” e shtetit shqiptar

Corriere: Baroni i drogës Balili u arratis "me lejen" e shtetit shqiptar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
20 Qershor, 2025

Temperaturat e larta të ditëve të fundit dhe ekspozimi për një kohë të gjatë në diell kanë sjellë probleme të...

Lexo më shumë

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara
20 Qershor, 2025

KAS rrëzoi një kërkesë të Partisë socialiste që gjatë procesit të rinumërimit të llogariten si vota për kandidatët edhe rastet...

Lexo më shumë

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori

Inat me ish-kunatin/ E dhunon dhe qëllon me armë drejt banesës, në kërkim autori
20 Qershor, 2025

Dyshohet se qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë së vëllait të ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar,...

Lexo më shumë

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
20 Qershor, 2025

Ka nisur sot në Spitalin Universitar të Traumës zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com