Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

2025/10/31 at 2:21 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

Balfin Real Estate ishte një nga pjesëmarrësit kryesorë në Forumin e Potencialit të Investimeve të Qëndrueshme në Tregun e Pasurive të Paluajtshme në Shqipëri, pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Në këtë edicion të rëndësishëm, u diskutua mbi rolin e sektorit të ndërtimit në transformimin e qyteteve shqiptare drejt standardeve më të gjelbra.

Në panelin e parë të forumit, CEO e Balfin Real Estate, Ledia Telhai, solli perspektivën e një prej kompanive më me ndikim në tregun e pasurive të paluajtshme, duke theksuar se qëndrueshmëria nuk është më një trend, por një standard që duhet të udhëheqë çdo zhvillim të ri.

“Gjithmonë e më tepër klientët sot po kërkojnë investime që ofrojnë cilësi, inovacion dhe qëndrueshmëri reale si në aspektin mjedisor, ashtu edhe në vlerën e pronës në kohë. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm për të komunikuar qartë pse një projekt ka vlerë më të madhe në afatgjatë, nga eficenca energjetike dhe mirëmbajtja e qëndrueshme, te standardet e jetesës dhe ndikimi pozitiv në komunitet “ u shpreh ajo gjatë fjalës në panel.

Telhai nënvizoi se kompania që drejton me projektet e shumta që ka në portofol po orientojnë tregun shqiptar drejt një kulture të re investimi, ku vlera e pronës nuk matet më në metra katrorë, por në ndikimin afatgjatë që projekti sjell për komunitetin dhe mjedisin.

Image

Gjithashtu Telhai, solli në vëmendje se BRE bën një para zgjedhje dhe para vlerësim të projekteve të portofolit të saj duke u bërë një urë lidhëse mes zhvilluesve dhe tregut, për të sjellë në tryezë zërin e klientëve, pritshmëritë e tyre për cilësi, funksionalitet dhe qëndrueshmëri.

“Balfin Real Estate synon ta udhëheqë tranzicionin ( drejt zhvillimeve të zgjuara, të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë) nga njera ane duke nxitur zhvilluesit të investojnë në koncepte moderne dhe të qëndrueshme, ndërsa nga ana tjeter i udhëzojmë klientët të vlerësojnë dhe të përqafojnë këto standarde të reja jetese.”– shtoi ajo.

Në këtë kuadër, Balfin Real Estate po ofron një shembull konkret përmes projekteve të portofolit të saj si Green Coast, Vlora Marina, Belvedere Korça, Next to Vala Mar Premium etj, zhvillime që ndërthurin arkitekturën moderne me eficencën energjetike dhe respektin për mjedisin. Këto projekte përfshijnë riciklimin e ujërave, përdorimin e materialeve ekologjike, fasada të tipit Claustra për ndriçim dhe ventilim natyral, si dhe konceptin “Passive House” që redukton ndjeshëm konsumin e energjisë.

Me filozofinë “Smart. Green. Sustainable.”, Balfin Real Estate synon të udhëheqë tranzicionin e tregut vendas drejt një ndërtimi më të ndërgjegjshëm, duke promovuar projekte që krijojnë vlerë për ekonominë, komunitetet dhe mjedisin.

Gjithashtu Balfin Real Estate me pjesmarrjen në panaire dhe evente të rëndësishme të real estate në botë po bën edhe një promovim të Shqipërisë krahas zyrave të pozicionuara në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Zvicër dhe SHBA, nëpërmjet të cilave po mundohet të bashkojë klientët që janë jashtë vendit me projektet më të mira të real estate që po zhvillohen në Shqipëri.

Kompania nga dita në ditë po vijon të forcojë pozicionin e saj si lider në pasuritë e paluajtshme në vend, duke dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe ai mjedisor mund të ecin paralelisht për një të ardhme më të qëndrueshme.

Ju sugjerojmë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Para
Ndërron jetë Fatos Nano

Ndërron jetë Fatos Nano

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama: Lamtumirë kryetar

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

TE FUNDIT

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com