Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Balena Blu”. Vërtetë?

2017/06/15 at 11:47 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Balena Blu”. Vërtetë?

Ajo, 17 vjeç, i shkruajti: është momenti ta bësh. Ai, 18 vjeç, tha: po, dhe vrau veten. A është vrasje?

Balena Blu në të vërtetë është një vajzë bjonde 20 vjeçe, e cila në gjykatë rri e heshtur ose qan, fshin sytë bojëqielli dhe i kërkon ndihmë avokatit. Fotografitë e botuara nga New York Times tregojnë një vajzë që duket si protagoniste e një serie televizive me adoleshentë problematikë.

“Trembëdhjetë” do të kish patur nevojë për të, por ajo nuk është aktore, quhet Michelle Carter dhe është akuzuar për vrasje të pavullnetshme të një bashkëmoshatari, Conrad, të cilin e kishte njohur gjatë pushimeve në Florida me prindërit në vitin 2012, kur të dy ishin minorenë të trazuar, në vuajtje: ai ishte përpjekur tashmë të vetëvritej, ajo kishte shqetësime të të ushqyerit dhe ankth social.

Ai u vetëvra me monoksid karboni në një furgon, ajo i shkruante mesazhe në celular: “Vazhdo, bëje, nuk zgjat më shumë se 20 minuta” dhe në dy javët që i paraprinë vetëvrasjes ishte përpjekur ta bindte, gjithmonë përmes chat-it, se vetëvrasja ishte vendimi më i drejtë për të gjetur më në fund qetësinë. “E di, kur të kthehesh nga plazhi duhet ta bësh. Je gati”, shkruante Michelle. Ai, që sapo kish mbushur 18 vjeç, përgjigjej: “Dakord, do ta bëj. Nuk mendoj më”.

Dhe ajo i thoshte përsëri: “Po, duhet ta bësh”.

Shumë mesazhe, dy telefonata, dhe djaloshi, të cilin që nga ai moment ajo e ka quajtur të dashurin e vet, ishte i vdekur. Ishte viti 2014, dhe MIchelle shkruante në Facebook se sa e trishtuar ndjehej që nuk kishte mundur të shpëtonte COnradin, i shkruante nënës së tij se e kuptonte dhe ishte pranë saj, organizonte mbledhje fondesh në emër të Conradit, fitonte një popullaritet prej dhembshurisë që Conrad, i cili ishte shumë i lidhur me të, ishte vetëvrarë.

Tani gjykatësit duhet të vendosin, nëse mesazhet dhe telefonatat janë të mjaftueshme për të shtyrë një person që të vrasë veten, nëse Conrad ishte vërtetë i shtyrë nga Michelle, e cila në momente të tjera i kish dhënë kurajë dhe i kish bërë shoqëri, i kish këshilluar të kërkonte ndihmë.

Mesazhet janë botuar nga disa portale amerikane, dhe kanë nxjerë zbuluar dëshpërimin e dy adoleshentëve që mbështeteshin tek njëri-tjetri, që shiheshin shumë pak, por kishin shkëmbime intensive në Facebook dhe celular. Ai e quante veten “një abort”, thoshte se jeta e tij ishte një “barcaletë”, ajo merrte antidepresivë dhe priste krahët. Ndonjëherë dukeshin të kënaqur që hanin një akullore.

Avokati mbrojtës i Michelle thotë se mendja e saj kish bërë qark të shkurtër për shkak të kalimit nga Prozacu, në një psikoilaç tjetër, dhe atëherë ka menduar se e vetmja mënyrë për të ndihmuar Conradin ishte që ta mbështeste në realizimin e dëshirës së tij për të vdekur. Kështu, kur ai tundohej dhe thoshte se kish frikë mos i bënte prindërit të vuanin, Michelle i thoshte: do të jenë të trishtuar për pak kohë, por më pas do të ecin përpara, është koha që ta bësh.

Ndoshta ai donte që të ndihmohej të jetonte, në vend se të vdiste, ashtu si protagonistja e serialit “13”. Conradi hyri në kamion për t’u vetëvrarë, por më pas doli duke qarë dhe ajo i tha: kthehu në atë makinë, dhe sipas akuzës e dëgjoi duke qarë në telefon e më pas duke vdekur. Nëse do të gjykohet fajtore, Michelle do të dënohet me 20 vite burg. Janë fjalë, mesazhe, nuk janë as kërcënime, por ishte një lojë vdekjeje dhe ai vdiq vërtetë. Ajo qëndroi me të aty, në telefon, deri në fund. Balena Blu nuk qenka e re… /Marrë nga Bota.al

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Arrestohet një ditë pas dënimit burri i gjyqtares Andrea

Arrestohet një ditë pas dënimit burri i gjyqtares Andrea

Familja Mbretërore e Britanisë donacion për të lënduarit e tragjedisë në Londër

Familja Mbretërore e Britanisë donacion për të lënduarit e tragjedisë në Londër

Orë tmerri në Londër/ Kulla 24-katëshe në flakë, disa viktima e të plagosur, njerëz të bllokuar…

E trishtë, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar nga zjarri në Londër, rritet numri i viktimave

TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com