Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bale: Tony Kross më tha do eliminohesha në grup, tani e dua në finale

2016/07/06 at 11:25 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bale: Tony Kross më tha do eliminohesha në grup, tani e dua në finale

Garet Bejl mundohet të evitojë rivalitetin personal me Kristiano Ronaldon edhe pse në intervistën e dhënë për median uellsiane është pyetur shpesh për raportin me yllin portugez. 26-vjeçari shpreh besim se do arrijë të kualifikohet për në finale dhe pret që të përballet me shokun e skuadrës te Reali, Toni Krosin, i cili nuk e kishte parashikuar këtë ecuri. Madje, për Bejlin është e mundur që të ngrenë trofeun e kampionit të Europës, duke besuar te skenarë si ai i Danimarkës apo i Greqisë…


Besoni se mund të kualifikoheni për në finalen e Europianit?

Ne vijmë pas një fitoreje të shkëlqyer kundër Belgjikës. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, edhe pse përballë kishim një rival shumë të fortë. Sigurisht që besoj te finalja.

Uellsi do përballet me dy mungesa shumë të rëndësishme si Aron Ramsej dhe Ben Dejvis. Sa do ndikojnë ato?

Është diçka shkatërruese për ta, të mos kesh mundësi që të luash në gjysmëfinalet e Europianit. Por, do na motivojë më tepër dhe mendoj se do japim më shumë se 100% të forcës sonë. Janë lojtarë të rëndësishëm, por duhet të fitojmë edhe për t’u dhënë atyre një tjetër mundësi që të luajnë në këtë kompeticion.

Keni pasur ndonjë shkëmbim miqësor sfide me Ronaldon gjatë kësaj periudhe?

Jo!

Ndiheni nën presion, duke qenë se jeni lojtari më i vlerësuar i Kombëtares?

Ne po mundohemi ta shijojmë sa më shumë këtë eksperiencë. Nuk kemi ardhur duke bërë llogari, por për të dhënë më të mirën tonë në çdo ndeshje. Shpresoj që të vazhdojë sa më gjatë si eksperiencë. Do ishte bukur që në finale të përballesha me Gjermaninë, pasi dua të sfidoj Toni Krosin (qesh).

Keni ndonjë sfidë personale me të?

Para Europianit, më tha që të shijoja ato tri ndeshjet që do zhvilloja në grup dhe më pas ta shikoja në finale kur të luante ai. Por, tani dua që të përballem vetë. Nuk besoi se do shkonim kaq gjatë, por nuk do ta besojë as kur ta mund (qesh).

Ekipi juaj nuk ka shumë eksperiencë në të tilla nivele, ndryshe nga Portugalia. Sa mund të jetë vendimtare kjo në fatin e gjysmëfinales?

Ne nuk po e ndiejmë aspak se çfarë jemi duke realizuar. E them me sinqeritet. Vazhdojmë të jemi të relaksuar, të bëjmë shaka me njëri-tjetrin. Presim ndeshjen e radhës për të treguar sa vlejmë, pa ndier presionin e fitores. Mbase kjo na shërben që të jemi më të fortë ose bën që të mos ketë shumë rëndësi mungesa e eksperiencës. Pastaj, shumica e lojtarëve luajnë në kampionate dhe klube prestigjioze, duke u mësuar me nivele të tilla.

Jeni i vetëdijshëm për faktin që nëse eliminoni Portugalinë do jeni favorit për të fituar “Topin e Artë”, kundrejt Kristiano Ronaldos…

Unë mendoj që “Topi i Artë” është një çmim individual dhe nuk varet nga ecuria që ke me skuadrën tënde. Por, nuk e kam menduar për asnjë moment fitimin e tij. Ka ende kohë deri në fund të vitit. Pa diskutim që do ishte më e vlefshme medalja e kampionit të Europës, se sa “Topi i Artë”. Do i shkëmbeja pa u menduar dy herë.

Ndërkohë që ju ndiheni shumë i relaksuar, disa ditë më parë Kristiano u filmua kur hodhi në lumë mikrofonin e një gazetari. Pse mendoni se është aq i nervozuar?

Nuk mund të komentoj se si ndihet ai apo se çfarë bën. Jam i sigurt që ka arsyet e tij për veprimet që kryen. Personalisht ndihem shumë i qetë. Me Ronaldon kam një raport mjaft të mirë. Në Madrid ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë, por asnjëherë nuk jam marrë me jetën e tij private ose anasjelltas. Jemi kolegë profesionistë.

E keni pasur Ronaldon si shembull në karrierën tuaj?

Ai ka arritur të ketë një karrierë shumë të suksesshme dhe të krijojë një standard të ri në futboll. Ka një nivel maksimal ku bën pjesë Ronaldo dhe Messi. Unë po shijoj ditët e mia të lavdisë. Nuk dua të krahasohem me askënd. Do mundohem të fitoj sa më shumë të jetë e mundur dhe të përmirësohem, për të ndihmuar klubin dhe Kombëtaren ku luaj. Trofetë janë të paharrueshëm për çdo lojtar.

Ju ka pyetur trajneri se si mund të ndalet ylli portugez, duke qenë se e njihni mjaft mirë?

Ronaldo është një futbollist fantastik dhe të gjithë e dinë se çfarë është i aftë të bëjë, por ne kemi gjithashtu lojtarë mjaft cilësorë tek Uellsi. Nëse arrijmë të bashkëpunojmë si ekip kompakt, mund të evitojmë të gjitha rreziqet që vijnë nga Portugalia.

Në këndvështrimin tuaj, jeni më i mirë se Ronaldo?

Nuk më takon mua ta vendos. Nuk luaj për të fituar lavdi personale, por për të ndihmuar ekipin. Fakti që Uellsi ka pasur një ecuri pozitive deri tani, lidhet me raportin e jashtëzakonshëm që kemi me njëri-tjetrin. Jemi si vëllezër. Te ne, ylli është ekipi, jo individi.

Pepe ka pasur një shqetësim fizik dhe mund të mungojë. Lajm i mirë për ju?

Pepe është një futbollist i shkëlqyer dhe një mik shumë i mirë. Për të mirën e tij, do doja që të ishte në një ndeshje kaq të rëndësishme. Por, sigurisht që është më lehtë kur nuk janë mbrojtës të atij niveli.

Fizioterapisti juaj te Reali ka udhëtuar para ndeshjes gjysmëfinale për t’ju qëndruar pranë. Keni pasur ndonjë shqetësim?

Jo, nuk kam asnjë problem. Por, gjatë vitit kam vuajtur nga disa dëmtime dhe ka vlerë për mua që ai të shikojë gjendjen muskulore. Nuk dua që të rrezikoj ndonjë dëmtim tjetër gjatë sezonit të ardhshëm.

Sa të mundur e shikoni skenarin që Uellsi ngre trofeun e kampionit në fund?

Pa diskutim që nuk është as e pamundur dhe as e pabesueshme. Danimarka dhe Greqia kanë realizuar befasi të tilla më parë. Ne mësuam shumë pas ndeshjes me Anglinë. Aty kuptuam që duhet ta heqim egoizmin e mospasimit të topit. Kjo mbase ishte e vetmja pjesë që mund të na penalizonte. Pas çdo ndeshje e kemi rritur nivelin tonë dhe mendoj se mund të kalojmë Portugalinë si fillim, pastaj të mendojmë për finalen…

Sido që të shkojë, ju jeni hero në Uells…

Do ishte më e bukur hero si kampion i Europës…

 



Ju sugjerojmë

Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
Kryesore

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

13 Maj, 2025 9:40 pm
Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
Kryesore

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

13 Maj, 2025 9:35 pm
VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes
Politikë

VIDEO/ Shpërthejnë të qeshurat në KZAZ-në në Tiranë, numëruesi bërtet emrin e Braçes

13 Maj, 2025 9:27 pm
PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Para
Në Rinas transferoheshin paratë e 2 bankave, u grabitën vetëm të njërës

Grabitja në Rinas, Haxhinasto: Secili të thellohet çfarë detyrash ka pasur

Grabitja në Rinas/ Shefi Kufitar: Ja pse nuk vepruan 2 policët në pistë

Grabitja në Rinas/ Shefi Kufitar: Ja pse nuk vepruan 2 policët në pistë

Armët janë vetëm një pjesë e problemit

Armët janë vetëm një pjesë e problemit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
13 Maj, 2025

Ky artikull nuk i dedikohet konkretisht rrugëtimit politik të Sali Berishës apo Edi Ramës. Nuk është një përmbledhje e mirëfilltë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
13 Maj, 2025

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kanë uruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama për...

Lexo më shumë

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Ukrainës, Zelensky uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje
13 Maj, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!

Zgjedhjet, Celibashi nxjerr shifrat: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës!
13 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë mbrëmjen e sotme një prononcim për mediat, lidhur me procesin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com