Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka folur përpara miqësores së Gjibraltarit në një konferencë për mediat.
Mbrojtësi kuqezi, u ndal dhe te zgjedhja e Adrian Bajramit, i cili braktisi grumbullimin me Kombëtaren, duke zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën.
“Bajrami te Zvicra? Ekipi është mirë. Gjithsecili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë më shumë për veten, për grupin që jemi këtu. Besoj se nuk do mendojmë gjë për lojtarë që nuk vijnë se kanë marrë një vendim tjetër.
Kemi parë videot me gabimet që kemi bërë me Letoninë. Do t’i përmirësojmë. Kemi pasur kohë për të punuar këtu në Malaga. E kemi mendjen me Gjibraltarin e më pas për Letoninë.
Unë jam gjithmonë gati për Shqipërinë. Kombëtarja është e para për të gjithë. Lojtarët kanë dëshirë të luajnë për Kombëtaren. Unë jam në dispozicion të ekipit dhe trajnerit. Ai e vendos”, tha Kumbulla.