Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, mendon se arresti shtëpiak i Sali Berishës ka qenë shumë i dëmshëm për gjithë opozitarizmin në përgjithësi. Prandaj lirimin e tij, ai e konsideron si një frymëmarrje të madhe për të gjithë mbështetësit e PD.
“Dalja nga arresti shtëpiak është frymëmarrje shumë e madhe. Unë do ta quaja një oksigjen që i jepet frymës së opozitarizmit. Është një frymëmarrje shumë e fuqishme, është një motivim që marrin të gjithë demokratët dhe mbështetësit e PD”, tha Baçi gjatë një interviste në Klan News me gazetarin Besard Jacaj.
Baçi theksoi se lirimi i Berishës ka aktivizuar edhe anëtarët e PD-së që kanë pasivë gjatë muajve që ai qëndroi në arrest shtëpie.
“Personalisht unë dhe kolegë kanë marrë me dhjetëra qindra mesazhe urimi nga njerëz ndoshta anëtarë të PD, disa drejtues të strukturave të ulëta të seksioneve që kanë qenë shumë pasivë menjëherë u zgjuan si i thonë fjalës dhe u aktivizuan duke qenë të gatshëm për të marrë pjesë në jetën aktive të PD dhe opozitës”, tha Baçi./tvklan.al