Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varke.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, ata kanë hasur probleme në qëndrimin e tyre në varkë ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Ka qenë policia kufitare e cila ka ndërhyrë menjëherë duke lokalizuar fillimisht varkën e peshkatarëve e më pas duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre pa probleme nga liqeni.
Sipas informacioneve, peshkatarëve u rrëzikohej jeta për shkak të stuhive të shiut që krijuan dallgë të forta dhe shumë erë.
Ndërhyrja e policisë kufitare ka shmangur një ngjarje të mundshëme, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e dy peshkatarëve është e mirë.