Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy shtetas, përkatësisht babë e bir, Alban e Lulzim Baxha, pasi po transportonin 36 kg kanabis.
Uniformat blu kanë rënë në gjurmët e dy trafikantëve të drogës, Alban e Lulzim Baxha, babë e bir nga fshati Shëngjergj i Tiranës, të cilët po transportin disa thasë me bimë narkotike.
Dy trafikantët sapo kanë parë se po ndiqeshin nga policia, kanë hedhur tutje lëndën narkotike dhe ia kanë mbathur vrapit.
Policia tha se në thasë ishin 36 kg kanabis dhe se të dy personat janë shpallur në kërkim.