Arrestohen babë e bir në Këlcyrë, Përmet, pasi kanë rrahur nënën dhe motrën. Policia ka bërë me dije se dy të arrestuarit akuzohen për “Dhunë në Familje”. Ajo ka publikuar edhe emrat e tyre.
Në pranga ranë:
Lefter Zoto, 55 vjeç, banues në Këlcyrë.
Kozma Zoto, 20 vjeç, banues në Këlcyrë.
Këta dy persona pas një konflikti në familje, babë dhe bir kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes (nënës ), M. Z , 40 vjeçe.
Gjithashtu ka marr dëmtime të lehta dhe e bija (motra) K. Z., 15 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Dhunë në familje, e kryer në bashkëpunim”.