Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai vari veten, nuk mundi të paguante 500 leke në muaj energji: Ja historia e trishtë e tre jetimëve

2016/01/09 at 1:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Babai vari veten, nuk mundi të paguante 500 leke në muaj energji: Ja historia e trishtë e tre jetimëve

I mbytur nga varfëria, mes borxheve të OSHEE dhe pamundësisë për të nxjerrë bukën e përditshme, Fluturim Cuku i dha fund jetës në moshën 41-vjeçare.

Ai la pas tre fëmijë, nënën 80-vjeçare dhe bashkëshorten, e cila nuk mundi ta përballonte ngjarjen e rëndë, duke rënë në depresion të thellë.

Ngjarja e ndodhur  në fshatin Rrajcë të Përrenjasit, ishte nga ato që u shkrua në gazeta e portale, kur u mësua se familja e të ndjerit jetonte pa energji eletrike, sepse OSHEE e kishtë ndërprerë për mospagesë.

Gjithçka filloi dhe mbaroi këtu, bashkë me një premtim të Kryetares së Bashkisë Përrenjas Miranda Rira, për të paguar borxhet e prapambetura të energjisë elektrike.

Por, nëse jeta qe e vështirë për 41-vjeçarin Cuku, për tri jetimët e tij është edhe më e ashpër.

Ndërsa nëna është shtruar në spitalin e Elbsanit, për probleme të shëndetit mendor, Urimi, Igli dhe Ersa janë nën kujdesin e gjyshes, e cila në fakt vështirë e ka të kujdeset edhe për veten.

Urimi 13-vjeçar e ka kuptuar se tashmë përgjegjësia  është e tij. Igli, një vit më I vogël përpiqet ta ndjekë.

I gjejmë duke stivosur drutë (që një biznesmen zemërmirë u kishte dhuruar për të shkuar dimrin e ftohtë), për të ngrohur shtëpinë që pa dyer e pa dritare, vështirë se mund të quhej e tillë.

Janë përpjekur të rregullojnë dhomën ku presin vizitat. Me ca karrige e nja dy divanë, ndërsa drutë e oxhakut përpiqen të ngrohinën godinën e vjetër, ku era hyn ngado.

Nuk kanë as moblije, as sobë, as televizor e madje as tualet e ujë brenda.

rrajce 3rrajce 4  rrajce 2

Përpiqen të lahen si të munden, në një banjë të sajuar aty në katin e parë. Përpiqen të ushqehen si të munden, me bukën thatë. E vetmja pajisje elektrike në shtëpi është llampa për  ndriçim. Dhe  atë ndriçim, 500 leke të reja në muaj, i ati nuk mundi ta paguajë, duke hequr dorë nga jeta. Ndoshta për t’u dhënë fund vuajtjeve të tij, por për të shtuar ato të fëmijëve.

rrajce 3rrajce 6

Ishin ditët e fundit të Vitit. Data 27 ose 28 Dhjetor. Igli kafshonte një copë bukë thatë, ndërsa pushkën e tij lodër e tij e kishte vendosur mbi drutë e çara.

Ka dëshirë të bëhet mësues. A do ja dalë?

Urimi ende nuk e ka vendosur se çfarë drejtimi do marrë në jetë, ndoshta sepse tani e di që ka detyra të vështira përpara, si zoti i shtëpisë.

rrajce 7 rrajce

Në shtëpinë e vjetër e të ftohtë, mungon Ersa motra 9-vjeçare e vëllezërve. Për pak ditë janë përpjekur ta largojnë nga shtëpia, sepse ajo ishte e para që e gjeti të atin varur në traun e shtëpisë…e ka të vështirë ta kalojë këtë traumë.

Të gjithë e kanë të vështirë të gdhijnë netët e të ngrysin ditët, kur varfëria, uria dhe i ftohti u kujtojnë se çfarë sfide të vështirë kanë përpara. E kjo sfidë i bën të harrojnë se janë të vegjël, pavarësisht çiltërisë.

Kjo sfidë i bën të harrojnë që një vit I ri po vjen dhe një pemë e stolisur mbi një fletë vizatimi, është ndoshta i vetmi element që përpiqet t’ua kujtojë sadopak këtë fakt. Në një kohë kur duket se të gjithë i kanë harruar, ata presin dhe shpresojnë se dikush do t’i ndihmojë.

rrajce 8

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Para
Dorina Mema, modelja seksi e palestrës, një besimtare e devotshme myslimane

Dorina Mema, modelja seksi e palestrës, një besimtare e devotshme myslimane

Denoncimi i “Stop”, Nikolla pushon mësuesen: Nuk toleroj dhunën

Ekskluzive-Denoncimi i STOP/ Mësuesja rreh nxënësin, shokët e nxënësit e quajnë prostitutë

Zbardhen bisedat telefonike të Blair me Clinton/ Çfarë thanë për vdekjen e princeshës Diana

Zbardhen bisedat telefonike të Blair me Clinton/ Çfarë thanë për vdekjen e princeshës Diana

Please login to join discussion

TE FUNDIT

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
9 Qershor, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndan pamje nga qyteti i Pogradecit. Në video, shfaqen pikat turistike...

Lexo më shumë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
9 Qershor, 2025

Sot në ora 11:00 pritet të mbahet tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, me synim zgjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com