Bashkia Fier ka reaguar menjëherë pas publikimit të rastit të ndodhur në Sheqishtë të Patosit.
Siç bën me dije gazetarja e Klan News, Anila Sefa, është ofruar ndihmë e menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra. Po ashtu, nëna e shtatë fëmijëve, Juela Meta do të ketë mundësinë të zgjedhë një banesë dhe qiranë do e paguajë bashkia.
Plus sa më sipër, ajo do punësohet në një nga ndërmarrjet e bashkisë. Rasti tronditës u raportua mëngjesin e sotëm, 1 korrik. Policia ka vënë në pranga 36 vjeçarin Zamir Meta, pasi ky i fundit, siç ka pranuar edhe vetë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 12 vjeçare.
Nëna e të miturës nuk kishte pasur asnjë dijeni, ndërsa raportohet se është shprehur që “i shoqi i saj të kalbet në burg”.