Një 41-vjeçar ka kallëzuar në polici se 58-vjeçari me iniciale F.B. i ka ngacmuar seksualisht në rrugë vajzën e tij 9-vjeçare në Shkodër.
Pas kallëzimit, oficerët e policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 58-vjeçarin.
Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.