Pas të shtënave që ndodhën në Orlando të SHBA-së, ku mbetën të vrarë të paktën 50 persona, tashmë ka folur edhe babai i sulmuesit Omar Mateen, i cili tashmë është i vdekur.
Sipas hetimeve të para, sulmi dyshohet se ishte akt terrorist, megjithatë babai i sulmuesit ka mohuar diçka të tillë duke thënë se djali i tij ishte i motivuar nga urrejtja e homoseksualëve e jo nga feja e tij myslimane, njofton Klan Kosova.
‘’Kjo nuk kishte të bënte fare me fenë islame’’, tha babai i sulmuesit Mir Seddique për NBC News.
Ka shkuar në 50 numri i të vdekurve nga sulmi në një klub të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi është një ekstremistë islamik me prindër afganë derisa vet ishte shtetas amerikan. Emri i tij është Omar Mateen, me vendbanim në Florida.