Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai i shqiptarit: Si e gjetëm djalin të masakruar, u vra nga Policia greke

2016/08/17 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Babai i shqiptarit: Si e gjetëm djalin të masakruar, u vra nga Policia greke

“Djali im është vrarë. Policia greke e dhunoi, e masakroi dhe i mori jetën”. Nikoll Marnikollaj thotë se i biri i tij, 28 vjeç, Pëllumbi, u vra në rajonin e Policisë në Athinë, kur hyri më 3 gusht. Për herë të parë nga ngjarja e rëndë, babai i viktimës flet pse ai ka bindje se i biri iu nënshtrua një dhune makabre.

Me dhimbje të madhe për atë që ka ndodhur, Marnikollaj shprehet per “Panorama” se nuk do të gjejë paqe pa u zbuluar e vërteta dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve.

Si e mësuat lajmin për vdekjen e djalit tuaj?

Në fakt, ne kishim humbur kontaktet prej 8 ditësh me Pëllumbin. Ai ka qenë liruar me kusht nga burgu dhe shkonte në Polici për të firmosur. Ditën kur ka ndodhur ngjarja, ai ka shkuar në Komisariatin e Policisë në Athinë për të firmosur dhe prej aty nuk ka dalë i gjallë. Duke qenë se nuk po lidheshim me djalin, kemi kontaktuar me Policinë e avokatin dhe na është thënë se nuk është këtu. Prej kalimit të ditëve, pa asnjë informacion, na u shtuan dyshimet, pasi flisnim çdo ditë bashkë. Në ditën e fundit ka folur djali tjetër me të dhe i ka thënë se ka shkuar për t’u paraqitur e se sapo të dalë, do të fliste me të, gjë që nuk ndodhi kurrë. Ne u angazhuam për të zbardhur ngjarjen. Avokati nuk ka informuar për ngjarjen, por ne morëm një tjetër avokat, që ka shkuar në rajon dhe kemi mësuar që djali ynë nuk jeton më.

Në cilat rrethana dyshoni se gjeti vdekjen Pëllumbi?

Vdekjen e djalit tim e ka shkaktuar Policia e Athinës, më datën 3 gusht. Djali ka shkuar për t’u paraqitur për të zbatuar rregullat e tyre. Për të firmosur. Ai ka shkuar në Polici dhe nuk ka dalë më i gjallë nga aty. Sesi kanë ndodhur gjërat, nuk e di, por nuk është e vërtetë për gjërat që thonë ata, pasi djali ka shkuar me dëshirën e tij për t’u paraqitur dhe për t’u kthyer në shtëpi. Ata e dhunuan, e masakruan dhe i morën edhe jetën.

Ku e gjetët trupin e pajetë të djalit tuaj?

Trupin e pajetë e kishin çuar në një spital, por aty nuk u gjet djali. Pas disa ndërhyrjesh, është mësuar se ai ishte transferuar për në varrezat ku ishte caktuar prej autoriteteve për t’u varrosur pa emër. Aty u gjet trupi, punëtorët ishin duke u përgatitur për ta varrosur pa identitet. U ndalua varrimi i tij. Ai ka pasur të gjitha dokumentet me vete, të dhënat, por ata nuk e kanë bërë identifikimin. Kam bindjen e plotë se ai nuk është vrarë aksidentalisht, por është dhunuar e masakruar nga Policia.

A është bërë ekspertiza në trupin e viktimës dhe çfarë ju kanë thënë?

Është bërë ekspertiza në Shqipëri dhe po presim raportin. Do ta kërkojmë deri në fund. Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Nga verifikimet që kanë bërë mjekët deri më tani, na është bërë e ditur se ai ka pasur shenja dhunë në disa pjesë të trupit, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Në ditët në vijim pritet që të dalë dhe raporti i mjekësisë ligjore e kjo do të përcaktojë dhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Keni kontaktuar me autoritetet dhe çfarë ju kanë thënë?

Deri më tani nuk na kanë dhënë asgjë përgjigje. Kam marrë avokatin dhe do ta ndjek këtë çështje deri në fund. Kërkoj që të zbardhet e vërteta, pasi ngjarja është shumë e rëndë. Unë kam bërë një denoncim në lidhje me ngjarjen edhe në Policinë e Lezhës, si dhe në Prokurori.

Cili është apeli që keni ndaj autoriteteve përgjegjëse?

U bëj thirrje qeverisë dhe të gjitha autoriteteve që të zbardhin të vërtetën për këtë ngjarje të rëndë e të mos e fshehin atë, pasi deri më tani nuk kanë thënë asgjë të vërtetë. Unë ju bëj me dije se do ta ndjek deri në fund këtë çështje, derisa të dalë e vërteta e ngjarjes. Dua një reagim të menjëhershëm dhe autoret e kësaj masakre ndaj fëmijës tim të ndëshkohen sa më parë, pasi një ngjarje e tille është e papranueshme.

Etiketa: babaigreqimasakrimPëllumb Marnikollajpoliciashqiptarivrasje

Ju sugjerojmë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Para
Fotot/ Mjegulla e dendur pengon ankorimin e dy trageteve dhe kroçieres në port

Fotot/ Mjegulla e dendur pengon ankorimin e dy trageteve dhe kroçieres në port

Vadisnin parcelat e kanabisit, vëllezërit i ikin me vrap policisë 

Raporti sekret/ E gjithë Shqipëria e mbjellë me hashash, trafikantët monitorojnë me dron

I arrestuar për lidhje me puçin, mësuesin e lënë të vdesë në paraburgim

I arrestuar për lidhje me puçin, mësuesin e lënë të vdesë në paraburgim

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë

PD përcakton datën për protestën e radhës

PD përcakton datën për protestën e radhës
10 Janar, 2026

Partia Demokratike do të vijojë protestat dhe data e radhës është 24 Janari, ndërkohë që ende nuk ka një vendim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com