Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai i pilotit: Nuk e martova dot Donaldin, më 7 gusht kishim dasmën

2016/04/09 at 8:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai i pilotit: Nuk e martova dot Donaldin, më 7 gusht kishim dasmën

Vesel Hoxha, babai i pilotit të rënë në detyrë gjatë një stërvitjeje
rutinë ushtarake, nuk arriti dot të gëzonte dasmën e të birit. Mes
dhimbje e lotësh, ai pret e përcjell të afërm e miq që e ngushëllojnë.

Ai ka mbaruar edhe vetë Akademinë Ushtarake dhe si oficer në detyrë, e konsideronte të birin edhe koleg të tij. Kishte qenë dëshira e Donaldit për të ndjekur gjurmët e të atit. Ai kishte lënë në mes Inxhinierinë dhe nisi Shkollën Ushtarake për pilot në Itali. Pak ditë më parë, Donaldi bashkë me të fejuarën e tij, një mësuese nga Kuçova, kishte qenë për të festuar ditëlindjen e babait të tij, vizitë kjo që do të ishte e fundit për të në familjen e tij.

Kolegët ushtarakë e çuan trupin e pajetë të Donaldit në Kuçovë rreth orës 04:00, aq sa të “çmallej” për të fundit herë. Në orën 09:00, trupi i të ndjerit është vendosur në mjetet ushtarake, të cilat e transportuan në Tiranë ku do të kryhej ceremonia dhe më pas lamtumira e fundit e të dy pilotëve në Varrezat e Dëshmorëve.

Z. Hoxha, si e mësuat lajmin e vdekjes së djalit tuaj?

Fillimisht mësova diçka nga televizori. Pashë lajmin që kishte rënë një helikopter në liqenin e Shkodrës. Unë nuk e dija se djali atë ditë do të ishte në Shkodër për stërvitje. Më pas doli lajmi që djali im ishte i plagosuri. Pavarësisht kësaj, unë u nisa menjëherë në drejtim të Shkodrës. Tani që po flas, nuk më besohet ende se ka ndodhur kjo ngjarje.

Kur mbërritët, e kishin nxjerrë trupin? Kur mbërrita, e gjeta djalin pa jetë. Kjo ishte tronditja më e madhe dhe nuk di si ta përshkruaj. Humba ndjenjat, kur u përballa me tim bir në atë gjendje. E mblodha veten duke e përqafuar trupin e tij dhe nuk ndahesha dot… Me atë tronditje që kisha për këtë ngjarje të rëndë që na ra në pjesë, u ktheva për të qetësuar familjen dhe fëmijët në Kuçovë. Në shtëpi kishte nisur kuja. Nuk isha në gjendje t’i thosha asgjë as nënës së tim biri.

Sa kohë kishit pa e takuar djalin? Katër ditë kisha pa e takuar. Ai erdhi bashkë me nusen e tij, pasi unë festoja ditëlindjen. Biseduam kryesisht për dasmën e tij që e kishim prerë në datën 7 gusht. Ndejti vetëm një natë, pasi i duhej të kthehej për përgatitjet që po bëheshin për festimet e 7­ vjetorit të NATO­s.

Ishte dëshira e djalit për t’u bërë pilot?

Donaldi e kishte ëndërr pilotimin. Ai sakrifikoi duke lënë në gjysmë shkollën që vazhdonte për Inxhinieri mjedisi dhe vazhdoi Shkollën Ushtarake për pilot në Itali. Pasi mbaroi studimet atje, ishte tepër i kënaqur. Me sa duket, ky ka qenë fati i djalit. Por unë nuk arrita dot të bëja një dasmë dhe ta martoja… /panorama.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Fshatrat e xhihadit: Si u rekrutuan të rinjtë për të luftuar në Siri

Fshatrat e xhihadit: Si u rekrutuan të rinjtë për të luftuar në Siri

“Helikopteri i FA-ve u rrëzua prej cilësisë së dobët të karburantit”

“Helikopteri i FA-ve u rrëzua prej cilësisë së dobët të karburantit”?

“Jam minorene. Dua 100 mijë euro ose i jap fotot tona policisë”

“Jam minorene. Dua 100 mijë euro ose i jap fotot tona policisë”

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com