Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai i fëmijës së dhunuar nga Anjeza: Shes shtëpinë, terapia kushton

2016/06/29 at 1:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Babai i fëmijës së dhunuar nga Anjeza: Shes shtëpinë, terapia kushton

Pas dhunës se ushtruar nga administratorja e kopshtit “Diren” Anjeza Shabani, prindërit e 3-vjeçarit morën përgjigjet e analizave të mjekësisë ligjore dhe të neurologjisë, të cilët vërtetuan atë që burrë e grua fatkeqësisht e dinin: djali ka pësuar trauma dhe çdo shenjë në trupin e tij, është falë dhunës së ushtruar sistematikisht.

Babai, i kurorëzuar si hero për aktin e tij të denoncimit dhe sensibilizimit, ndihet i pafuqishëm dhe i dëshpëruar. Nuk ka kohë t’i gëzohet as arrestimit dhe dënimit të pashmangshëm me burg të Anjeza Shabanit, sepse atij i duhet t’i japë një zgjidhje të birit.

“Do të bëja gjithçka për tim bir. Do të jepja edhe jetën “ rrëfen ai për Anabel.al. Vogëlushi, për të cilin Shabani deklaroi se ishte autik, në fakt ka lindur me një problem në të folur, por me shumë shpresa për t’u riparuar. “Kam shkuar kudo për atë djalë, në Itali, në Gjermani, çfarë kam fituar, çfarë kam, e kam shpenzuar për kurimin e tij”, tregon babai, i cili prej një muaji ka ngelur i papunë, në pamundësi për të ndjekur njëherësh edhe investigimin në kopësht, edhe detyrimet në kompaninë ku ishte punësuar.

Pas diagnostikimit, prindërit vendosën që fëmija i tyre i vetëm të trajtohej nga një terapist.

Nuk pyetën për shpenzimet edhe pse pagesës mujore të terapisë, do t’i shtoheshin pagesa e kopshtit dhe e transportit. Atëherë, të dy të punësuar me rroga mesatare, do të shpenzonin gati 1 milionë lekë të vjetra në muaj vetëm për vogëlushin.

“Nuk i kam llogaritur kurrë dhe as do t’i llogarisja lekët. Kemi shpenzuar, sepse ai është drita e syve tanë dhe ajo çfarë unë dhe gruaja ime duam, është vetëm që ai të jetë si gjithë fëmijët e tjerë”, tregon ai.

Me dëshirën e mirë për t’i krijuar të birit të gjitha kushtet optimale, ata “ngecën” tek kopshti “Diren” në kërkimin e tyre. “Më pëlqeu sepse i kishte kushtet shumë më të mira se kopshte të tjera që pamë vërdallë. Ishte pak larg nga shtëpia jonë, por fakti që ishte një biznes familjar, na ngrohu. Fillimisht ata na pritën shumë mirë dhe ishin shumë të dashur.

Mendova se djali do të ndihej si në një familje të madhe” tregon babai. Gjërat duket se po ecnin mirë me terapinë. Prindërit po i gëzoheshin faktit që djali kishte nisur të fliste. Por nuk zgjati shumë ky gëzim. Papritur ai ndalon së foluri. Jo vetëm kaq. Fëmija nis të acarohet, të qajë më shpesh dhe të kalojë netë të tëra pa gjumë duke ulëritur e duke i gjuajtur kokës, siç edhe u dëshmua në një video të transmetuar në emisioni “Stop” në TV Klan.

“Gjithçka çfarë investuam për përmirësimin e djalit, po na shkatërrohej. Shihnim shenja të çuditshme në trupin e tij, shkonim të ballafaqoheshim me administratoren, por ajo, gënjente në emër të Allahut e fëmijëve të saj” rrëfen ai. Jo vetëm Anjeza Shabani gënjente. Edhe ish-edukatorja, Elona Turdiu, emri i së cilës po lakohet në media këto kohë pas dëshmive të dhunës, mundohej t’ua errësonte sytë.

“Më zinte be për kokë të vajzës së saj, që ‘nuk ka gjë djali, ne e trajtojmë shumë mirë’” na rrëfen mamaja. Tashmë historia doli në dritë dhe Shqipëria e pa me sytë e saj të vërtetën. Mediat u ngritën në mbrojtje dhe askush nuk u mendua dy herë për ta përcaktuar Shahinin si “monstër.”

“ANABEL”

Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Fotolajm/ Kualifikueset e Botërorit, ja fanellat e reja të Kombëtares

Fotolajm/ Kualifikueset e Botërorit, ja fanellat e reja të Kombëtares

Video/ Tronditëse: Njerku djeg për së gjalli foshnjën 3 vjeçare

Video/ Tronditëse: Njerku djeg për së gjalli foshnjën 3 vjeçare

Video e fundit e Bud Spencer, ja si e imitonte veten në skenën e një filmi

Video e fundit e Bud Spencer, ja si e imitonte veten në skenën e një filmi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com