Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Azilkërkuesi kampion karateje: Do mbroja edhe ngjyrat shqiptare

2018/04/22 at 9:33 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Azilkërkuesi kampion karateje: Do mbroja edhe ngjyrat shqiptare

Ali Rizai Khajeloo është një nga azilantët politikë iranianë që qëndron në kampin e Babrrusë. Edhe pse vetëm dy muaj në vendin tonë, ai veç kërkesës për azil në autoritetet shtetërore ka gjetur menjëherë në një lagje në periferi të Tiranës një palestër për t’u ushtruar në artet marciale, pasi Alirizai është një kampion në karate, xhudo dhe MMA i Iranit, i Azisë dhe i Turqisë.


“Unë quhem Ali Riza dhe kam lindur në veri të Iranit. Kur isha në moshën 5 –vjeçare fillova të merrem me karate, pasi kam qenë një fëmijë hiperaktiv dhe babai im vendosi të më fusë në sport për të më kontrolluar. Fillova të merrem me karate pasi është një sport që fillon me respekt dhe mbaron po me respekt. Dalngadalë kalova në nivele të larta në këtë sport dhe mora disa medalje në Iran dhe medalje ndërkombëtare nga Azia, apo Europa. Në vendin tim arrita të bëhem deri trajneri i kombëtares së Iranit. Në kampionatin aziatik të 24 shteteve ne me kombëtaren e Iranit morëm vendin e tretë si ekip. Me 8 sportist morëm 9 medalje”, thotë ai.

Ali Rizai ka lindur në qytetin Rasht në veri të Iranit, babai i tij ka humbur jetën në një aksident të mistershëm, po ashtu edhe nëna e tij menjëherë pas të atit.

Fakti që i ati i tij ishte shkolluar në Izrael, familja e tij ka qenë gjatë gjithë kohës nën presion, ndërkohë që Ali Rizai arriti të jetë deri pjesë e forcave speciale të Iranit, por pozicionimi me partinë opozitari të Mehdi Karubit, kundër Ahmadinexhatit në zgjedhjet e 8 viteve më parë, pështjelloi të gjithë të ardhmen e tij.

“Jeta ime në Iran ka qenë gjithmonë shumë e vështirë. Kur unë kam lindur ka qenë një periudhë prej 8 vitesh luftë me Irakun dhe më pas e gjithë jeta gjatë gjithë kohës kam parë vetëm gjak, kam parë njerëz që vdesin. Ne jemi të lodhur nga kjo gjë sepse Allahu e krijoi botën e tij brenda 7 ditësh, pa kufij, pa flamuj, i bëri njerëzit e lirë. Zoti ta ka dhënë jetën dhe ai mund të ta marrë. Irani është një vend politik edhe në momentin kur unë vendosa të mbështes një parti opozitare, mua më hoqën nga posti i trajnerit të kombëtares së Iranit dhe kur Ahmadinexhat fitoi sërish zgjedhjet, të gjithë ne që mbështesnim partitë e tjera na u mbyllën dyert”, shpjegon ai.

Sporti është e vetmja gjë që ai ka në duar për të shpërblyer këdo shtet që do t’i ofrojë një mundësi për të mos u kthyer në vendin e tij, ku siç pranon vetë e pret një fund i shpejtë.

“Përpara rreth 8 vitesh, për arsye politike unë u largova nga vendi im. Shkova në Turqi ku vazhdova sportin dhe arrita të shpallem kampion Azie. Më premtuan se nëse do të shpallesha një herë kampion mund të më siguronin azilin, por kjo gjë nuk ndodhi as kur u shpalla për herë të dytë kampion dhe më dëbuan. Pasi qëndrova rreth 5 vite në Turqi shkova në Greqi. Atje për njerëzit myslmianë nuk është edhe aq e lehtë. Nuk arrita të gjej një xhami të vetme. Më duhej të falesha shpesh pasi më duhej Zoti, unë nuk kam njeri tjetër në jetë veç tij, por nuk kisha ku të shkoja. Në Greqi u njoha më pas me disa shqiptarë pasi kisha shumë student që i stërvisja që ishin nga Shqipëria. Atje punoja në fitness, më pas si roje nëpër lokale, por edhe si zhytës profesionist. Në fund të fundit as Greqia nuk është një vend i mirë për refugjatët”, kujton ai.

Pasi vendosi të vijë në Shqipëri, rreth 2 muaj më parë Alirizai tregon për impresionin e tij të parë që nga kufiri me Kakavijën.

“Në Shqipëri nuk ka racizëm fetar dhe unë jam një mysliman. Njerëzit në Shqipëri as duan t’ja dinë nëse ti je mysliman, i krishterë apo i pafe. Në shumë vende kam parë policin që i godet refugjatët. Kjo është diçka shumë e rëndë sepse unë nuk jam një plehrë, nuk jam terrorist. Emri im është emigrant. Kur kam arritur në Gjirokastër u tremba pasi kisha parë shumë herë se si policia i godiste emigrantët. Unë vij në vendin tuaj sepse në vendin tim kam luftë, kam rrezik jete. Kur polici shqiptar në kufi më pyeti për historinë time, pashë që ai filloi të qante. Ai shkoi jashtë bleu ushqim edhe për mua dhe erdhi për të ngrënë bashkë me mua në të njëjtën tavolinë. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Polici më thoshte më trego, ndaj me mua dhimbjen tënde! Unë s’jam më polic tani jam miku yt. Kur unë fillova të qaj polici shqiptar më përqafonte. Dua t’i falenderoj të gjtihë policët shqiptarë dhe të gjithë që merren me emigrantët në Shqipëri, na kanë ndihmuar shumë. Nuk e kemi parë këtë përkujdesje në asnjë vend tjetër”, shton ai.

Por jeta e Ali Rizait lidhet fort me kërkim e një azili kushdo shtet t’ja japë, për momentin ai shpreson shumë tek organet qeveritare shqiptare që mund t’i japin të drejtën të jetojë këtu, apo siç ai thekson shpesh, t’i japin të drejtë të vazhdojë të jetojë ende.

“Për momentin dita ime është e vështirë, pasi po përpiqem të mësoj gjuhën shqipe, por është shumë e vështirë. Më duhet që të komunikoj me njerëzit. Do të doja ta vazhdoja këtë sport në Shqipëri dhe ky vend nuk ka një kampion Europe, apo bote në kategorinë time. Gjithashtu, unë mendoj që kam shumë borxhe ndaj atyre që po më ndihnmojnë dhe për këtë arsye nëse do të më jepet mundësia nga qeveria shqiptare, ju premtoj në emër të Zotit që do të mund t’ju dhuroj një medalje të rëndësishme. Si shpërblim dua të zhvilloj këtu në Tiranë një ndeshje me një kampion të madh nga Rumania, që quhet Çatali Morasho, premtoj që do ta hedh me KO shumë shpejt, por më tepër se kjo rëndësi ka mesazhi që dua të jap për këtë ndeshje. “Ndal Luftës, të mos vdesin më fëmijë“, deklaron ai.

Top Channel

 

Etiketa: azilkerkuesido mbrojakampion karatejengyrat shqiptare


Ju sugjerojmë

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

1 Dhjetor, 2025 11:58 am
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një vajzë

1 Dhjetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të hënë

1 Dhjetor, 2025 8:19 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 1 dhjetor 2025

1 Dhjetor, 2025 8:17 am
Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara
Kronikë

Biçikleta i pret rrugën/ Autobusi humb kontrollin dhe përplaset makinat e parkuara

1 Dhjetor, 2025 12:11 am
Para
Stresi tregon të vërtetën e arrestimit: Arrestim qesharak, ja çfarë më tha prokurorja

Stresi tregon të vërtetën e arrestimit: Arrestim qesharak, ja çfarë më tha prokurorja

Legalizoni drogën, LGBT larg shkollave/ Ja propozimi i këngëtarit të njohur

Legalizoni drogën, LGBT larg shkollave/ Ja propozimi i këngëtarit të njohur

Zbulohen 6 tipe femrash që nuk i besohet

Mosha kur çiftet kryejnë më shumë marrëdhënie seksuale
















TE FUNDIT

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
1 Dhjetor, 2025

Një fantazmë po endet në kontinentin e vjetër: ajo e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Në dokumentin e tij të fundit...

Lexo më shumë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
1 Dhjetor, 2025

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin...

Lexo më shumë

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
1 Dhjetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se PD do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik. Në konferencën për  mediat, Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com