Azgan Mërnica rrëfen krimin: E qëllova me plumb sapo polici ktheu shpinën

Po udhëtonte me shpejtësi kur gati sa nuk u përplas me efektivin e policisë Novruz Cenalia, në një prej rrugëve të fshatit Baltëz.


Përballë kësaj skene, polici i bëri me shenjë që të ndalonte.

Zbritën nga makina dhe shkëmbyen disa fjalë. Një moment që efektivi 28-vjeçar u kthye nga makina e tij, Azgan Mërnica nxori pistoletën dhe e qëlloi pas koke duke e lënë të vdekur në vend.

Detajet e gjithë kësaj ngjarjeje të rëndë i ka dhënë vetë vrasësi 23-vjeçar, në dëshminë e tij para grupit hetimor.

“Isha duke ikur nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës. Do shkoja te daja dhe do lija nënën time aty. Isha me shpejtësi dhe i shkëmbeva me policin, i cili po shkonte nga fshati në qytet. Gati sa nuk u përplasa me të dhe ai më bëri me shenjë që të ndaloja. Zbritëm nga makina dhe bëmë llafe. Ai më tha ku shkon me këtë shpejtësi dhe më ofendoi. Kur ma bëri me dorë mua mu duk sikur më shau. Unë u nxeha. Në momentin që u kthye nga makina unë nxora pistoletën dhe e qëllova me një plumb pas koke”, ka thënë Mërnica para hetuesve.



Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT