Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Azerbajxhani thotë se Rusia po tenton “të fshehë” shkakun e rrëzimit të avionit

2024/12/29 at 5:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka akuzuar Rusinë se po tenton të fshehë shkakun e rrëzimit vdekjeprurës të avionit gjatë kësaj jave, duke i bërë thirrje Moskës që ta pranojë përgjegjësinë.

Avioni me pasagjerë i Azerbaijan Airlines po fluturonte nga Bakuja e Azerbajxhanit drejt Groznit në Rusi më 25 dhjetor, kur ndryshoi rrugën dhe u rrëzua në Kazakistan, duke lënë të vrarë 38 nga 67 personat që ishin në bord.

Ka pasur prova të shumta se avioni u godit nga një raketë e mbrojtjes ajrore ruse në Çeçeni, para se të rrëzohej pranë qytetit Aktau në perëndim të Kazakistanit.

Aliyev tha se avioni gabimisht u rrëzua teksa po i afrohej Groznit, duke shtuar se sistemi GPS i avionit ishte prekur nga ndërhyrjet me pajisje elektronike.

“Avioni ynë u godit aksidentalisht”, tha Aliyev për televizionin shtetëror më 29 dhjetor.

“Prandaj, pranimi i fajësisë, kërkim-falja e menjëhershme ndaj Azerbajxhanit, që konsiderohet shtet miqësor, dhe informimi i publikut për këtë ngjarje, që të gjitha këto masa dhe hapa do të duhej të ndërmerreshin”.

“Fatkeqësisht, në tre ditët e para ne nuk dëgjuam asgjë nga Rusia përpos disa teorive absurde”, shtoi Aliyev, duke cituar deklaratat në Rusi se avioni ishte rrëzuar për shkak të goditjes nga zogj apo për shkak të një shpërthimi të një cilindri gazi në avion.

Këto teori, tha Aliyev, tregojnë se “pala ruse dëshiron ta fshehë këtë ngjarje”.

Deklaratat e Aliyevit vijnë një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i kërkoi falje Aliyevit, por nuk e pranoi fajësinë për rrëzimin e avionit.

Gjatë një bisede telefonike me Aliyevin, Putin tha se mbrojtja ajrore ruse ishte duke zmbrapsur një sulm të pretenduar me dronë të kryer nga Ukraina në Grozni, kur avioni po tentonte të ulej në aeroportin atje.

Putin “i kërkoi falje lidhur me incidentin tragjik që ndodhi në hapësirën ruse”, u tha në njoftimin e Kremlinit, duke lënë të kuptohet se Putini e pranoi se avioni ishte dëmtuar mbi Çeçeni, por nuk u tha nëse dëmtimi është shkaktuar nga një sulm me raketë të Rusisë.

Komiteti hetues i Rusisë ka nisur hetimet lidhur me shkeljet e mundshme të rregullave të sigurisë së fluturimeve, u tha në deklaratë. Dy prokurorë azerbajxhanas po punojnë me autoritetet ruse, së bashku me kolegët e tyre nga Kazakistani.

Deklarata e Kremlinit me gjasë do të rrisë dyshimet se një raketë ruse ishte ajo që dëmtoi avionin para se ai të ndryshonte rrugëtimin për në Aktau, kur u rrëzua dhe u përfshi nga flakët.

Provat për një sulm me raketë përfshijnë pamje të dëmeve brenda avionit para se të rrëzohej dhe imazhe të vrimave në pjesën e bishtit të fluturakes pas rrëzimit, por edhe deklarata nga të mbijetuarit që kanë thënë se kanë dëgjuar të paktën një shpërthim jashtë avionit kur po fluturonte mbi Çeçeni./REL

Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
Armando Broja luan titullar në humbjen e Everton

Armando Broja luan titullar në humbjen e Everton

Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Nga 1 Janari gjyshërit dhe gjyshet do të udhëtojnë me abone falas

Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Nga 1 Janari gjyshërit dhe gjyshet do të udhëtojnë me abone falas

Aksident në aksin rrugor Fier- Kraps, përfundon në spital drejtuesi i motoçikletës

Aksident në aksin rrugor Fier- Kraps, përfundon në spital drejtuesi i motoçikletës

TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com