Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatja vjedh tokën e 94-vjeçarit dhe ia jep burrit

2024/01/08 at 9:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Avokatja vjedh tokën e 94-vjeçarit dhe ia jep burrit

Emisioni Stop në Tv Klan trajton mbrëmjen e sotme rastin e vjedhjes së një toke në fshatin Hekal të Petrelës, në Tiranë.

Bëhet fjalë për një tokë 1100 metra katrorë në pronësi të 94-vjeçarit Petrit Zenelaj. Toka e tij rezulton të ketë kaluar në pronësi të z.Skerdi Sulovari, që është bashkëshorti i avokates ndërmjetëse Iris Çekani, edhe pse 94-vjeçari nuk ka firmosur asnjë dokument shitje.

Avokatja Çekani kontaktuar nga Petrit Zenelaj për një problem tjetër. Vajzat e 94-vjeçarit, Vilma dhe Greta Zenelaj zbuluan shitjen e tokës së babait të tyre në Shtator 2023 kur u kthyen nga SHBA.

Sipas vajzave, avokatja ndërmjetëse Iris Çekani e ka mashtruar babain e tyre.

“Ne erdhëm për pushime në Shtator edhe sikur e pamë nga e-Albania që babi i kishte shkuar kjo pronë në emër të Skerdi Sulovarit. Rezultoi kur folëm me babain pasi kontrolluam disa dokumente që ky është bashkëshorti i një zonje, Iris Çekani, që është si ndërmjetëse që babai kishte marrë për ta ndihmuar për një problem tjetër. Kjo zonja i ka premtuar të gjitha që do të ndihmoj unë, i kishte bërë të firmoste edhe një prokurë të përgjithshme”.

“Kur erdhëm për pushime shkuam te zyra e saj edhe biseduam sepse si ndërmjetëse ajo thotë do t’ju jap disa informacione çfarë kam bërë deri tani. Na tha që kam dëgjuar se babai ka lënë një prokurë të përgjithshme një gruaje tjetër edhe kujdes goca merrni ju prokurë të përgjithshme se më duket dikush po ja fut babait tuaj. Ndërkohë kishte mbaruar punë me to sepse kjo tokë ishte regjistruar faktikisht në Gusht. Ne kërkojmë t’i paraqesim këta persona që kanë bërë një veprim të tillë që është komplet ilegal edhe mundësisht njerëzit e tjerë të vihen në dijeni, sidomos emrat e tyre”.

Vetë i moshuari Petrit Zenelaj thotë se nuk ka shitur asnjë tokë.

“Të vjedh tokën tjetri, si është e mundur. Është një sipërfaqe toke goxha 1700 metra, ka dhe 10 rrënjë të vjetër ullinj shekullorë që prodhon 4-5 kuintal në vit. Në këto rrethana, njihja një persone që ishte anëtare, siç thoshte ajo, anëtare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësave. Më thotë mua në muajin Prill që erdha nga Amerika, kam gjetur një italian edhe mund ta takojmë atë. E takuam, ai nuk deshi se donte të ma merrte mua më lirë. Ai italiani tha 20 mijë edhe iku ky variant. Kurse kjo më thotë mua, pas 1 muaji që vete prapë unë, thotë ty ta kanë shitur tokën, ta kanë marrë tokën. Tokën time? Kush e ka marrë i thashë unë? Cili është ky njeri? Unë s’di asgjë, thotë, por tokën ta kanë shitur, e ke të shitur. Absolutisht nuk kam firmosur për këtë problem unë, i kam dhënë prokurë të përgjithshme, ajo më mori më tha nuk do paguash lekë për prokurën. Më ka çuar me makinë, më ka thënë tokën ta kanë shitur, më ka thënë mos ik natën e ditën se ke rrezik e ku ta di unë. E ka revokuar vajza prokurën”, shprehet 94-vjeçari.

Me kamera të fshehtë, Greta Zenelaj takon avokaten ndërmjetësuese Iris Çekani, e cila kërkon ta nxjerrë nga zyra, pasi vajzat e kanë kallëzuar.Ajo nuk jep shpjegime as se si e mori prokurën e përgjithshme nga i ati i vajzave, e as se si përfundoi toka e shitur tek i shoqi.

Denoncuesja: A ka mundësi, të më shpjegosh, si e more prokurën e përgjithshme?

Iris Çekani: Ndalo 1 sekondë Gretë! Ndalo 1 sekondë, para se të flasësh, po të them përsëri nuk e kam bërë unë, e ka bërë babai juaj. Nuk është përdorur kurrë.

Denoncuesja: A mund të më tregoni, kush është Skerdi Sulovari?

Iris Çekani: Zemra ime, ke një çështje penale dhe kaq sa të thashë është shumë!

Denoncuesja: Ti i ke vjedhur tokën babit tim dhe ia ke dhënë burrit tënd…

Iris Çekani: Ju keni shpifur, keni bërë gjëra pa fund. Këtu mbylle! Vazhdoni rrugën gjyqsore dhe mos na shqetësoni, sepse kjo quhet, që unë të marr masa dhe të mos afroheni as 100 metra afër nesh. Dilni nga zyra!

Noterja Xhoana Omari, e cila ka bërë prokurën e përgjithshme dhe kontratën e shitjes, bën të paditurën dhe nuk shpjegon sesi në këtë shitje nuk kërkoi dhe firmën e bashkëshortes së të moshuarit.

Denoncuesja: Si vërtetohet, që babi ka qenë këtu prezent?

Noterja Xhoana Omari: Si ta vertetoj unë?! Është fjala ime! Babi thotë s’kam qenë, s’kam firmosur! Pastaj e vendos Gjykata ose Prokuroria!

Denoncuesja: Jeni duke thënë, që babi ka ardh këtu fizikisht? Ma shpjego icik, se me kë ka ardh, a si ka ardh?

Noterja Xhoana Omari: Me palën tjetër.

Denoncuesja: Kanë qenë të dy prezent?

Noterja Xhoana Omari: Të dy!

Denoncuesja: E ti nuk e njeh fare palën blerëse?

Noterja Xhoana Omari: E pse duhet t’i njoh unë?!

Denoncuesja: Po fakti, që Skerdi është i shoqi i Irisit, e di ti këtë gjë?

Noterja Xhoana Omari: Unë shoqe mund ta kem Irisin, po nuk e di, me kë është e martuar Irisi.

Denoncuesja: Kjo çertifikata, që aty thotë, që babai është i martuar, ti nuk i ke kërkuar një çertifikatë martese, ose firmën e mamasë?

Noterja Xhoana Omari: Nuk e kam kërkuar, sepse nga origjina e pronës e kishte blerë vetëm dhe kur aplikova për kartelë erdhi individ, erdhi vetëm, nuk erdhi familjar.

Emisioni Stop do të vijojë ta ndjekë këtë çështje të marrjes së tokës deri në kthimin e pronës te 94-vjeçari dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Bota

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

12 Qershor, 2025 10:42 am
Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Rajoni

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor, 2025 10:07 am
Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime
Bota

Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime

12 Qershor, 2025 10:05 am
Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
Aktualitet

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

12 Qershor, 2025 9:52 am
Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim
Aktualitet

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim

12 Qershor, 2025 9:47 am
Para
U arrestua nga autoritetet serbe, ish-ushtari i UÇK-së lihet në paraburgim

U arrestua nga autoritetet serbe, ish-ushtari i UÇK-së lihet në paraburgim

Hyri në fushë dhe goditi me grusht portierin, babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare U-21 kërkon falje: Gjest i tmerrshëm, u çmenda

Hyri në fushë dhe goditi me grusht portierin, babai i sulmuesit të kombëtares shqiptare U-21 kërkon falje: Gjest i tmerrshëm, u çmenda

Blendi Fevziu publikon foton e rrallë të Bekenbauerit në Tiranë

Blendi Fevziu publikon foton e rrallë të Bekenbauerit në Tiranë

TE FUNDIT

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
12 Qershor, 2025

Është caktuar nga Gjykata e Posaçme data 30 qershor ora 10.00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për...

Lexo më shumë

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
12 Qershor, 2025

Irani dhe Shtetet e Bashkuara do ta zhvillojnë këtë të diel në Oman rundin e gjashtë të bisedimeve për programin...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës. Pas punimeve për samitin “Ukrainë–Europa Juglindore”, Spiropali mori pjesë në...

Lexo më shumë

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
12 Qershor, 2025

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar sot për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjete sociale,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com