Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatja e Shtetit i përgjigjet Blushit: Gënjen! Pse s’dëshmon për plehrat?!

2016/11/18 at 9:54 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Avokatja e Shtetit i përgjigjet Blushit: Gënjen! Pse s’dëshmon për plehrat?!

Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka i është përgjigjur ditën e sotme akuzave të bëra dje nga deputeti Blushi, se ajo nuk i ka vënë në dispozicion disa dokumente që ai i pati kërkuar.

Hiçka thotë sot se Blushi nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare për dokumentet dhe se vetëm i ka dërguar një SMS personale, për të cilën ka marrë edhe përgjigje sipas saj.

Ajo e akuzon Blushin si gënjeshtar, duke shtuar se i ka kërkuar disa herë të vijë të dëshmojë për çështjen e biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe ai nuk ka shkuar asnjëherë sipas saj.

Reagimi

Sot mësova se në seancën e djeshme të parlamentit, deputeti Ben Blushi, duke përfituar nga mundësia që i jep detyra e tij, më ka përgojuar, sepse sipas tij paskam refuzuar t’i jap një dokument që më ka kërkuar.

Ai gënjen! E vërteta është se deputeti Ben Blushi nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare për të marrë ndonjë dokument nga unë, apo Avokatura e Shtetit. Nëse ai e quan kërkesë mesazhin e tij telefonik, të cilit i jam përgjigjur në mënyrë ezauruese, vetëm për shkak të një detyrimi qytetar, do të duhej një leksion për fillestarët lidhur me çfarë quhet dhe si bëhet një kërkesë për marrje dokumentacioni zyrtar.

Por Ben Blushi është edhe deputet dhe si i tillë ai presupozohet që jo vetëm ka të drejtë të mbajë fjalime, ku mund të gënjejë sa të dojë, në një forum ku unë nuk kam mundësi ti jap përgjigje, por ka edhe detyrimin të njohë ligjet që ka votuar vetë. Kështu që leksionin e nevojshëm për rregullimin ligjor në fjalë, nuk mund t’ia jap unë edhe po të doja ta bëja një gjë të tillë.

Megjithatë, meqë deputeti gënjeu publikisht, unë i kam borxh publikut një të vërtetë lidhur me deputetin gënjeshtar. Ben Blushi është pjesë e çështjes gjyqësore mes shtetit shqiptar dhe Francesco Becchettit, për historinë e njohur si “skandali i plehrave”, në lidhje me kontratën koncesionare të firmosur në vitin 2004.

Deputeti, asokohë ministër i pushtetit lokal, ka qenë një ndër firmëtarët e kontratës, e cila kishte për qëllim final, t’i hapte rrugën importit të plehrave për djegie apo asgjësim në Shqipëri. Meqënëse vetëm për shkak të atyre firmave, ndër të tjera dhe ajo e Z. Blushi, shteti shqiptar gjendet në situatën absurde ku duhet të mbrohet kundrejt një padie prej disa qindra miliona eurosh, në detyrën time zyrtare dhe për interesat e shtetit shqiptar, i kam kërkuar Z. Blushi të jap dëshmi për ato që flet në media.

Por ndërsa unë ndjeva detyrimin qytetar ti përgjigjem dhe ta sqaroj z. Blushi për një interesin e tij privat, ai nuk ndjeu asnjë detyrim ti ngrinte telefonin Avokates së Përgjithshme të Shtetit, për një cështje me interes publik. Z. Blushi ato që thotë, nuk ka dëshirë ti përsërisë në gjyq dhe nuk ka pranuar të dëshmojë në interes të shtetit Shqiptar. Pse-në unë as nuk e di dhe as nuk mund ta marr me mend, por kjo është e vërteta.

I sugjeroj me dashamirësi Z. Blushi ti drejtohet Z. Becchetti për dokumentat që kërkon dhe që ka negociuar me të, sepse sigurisht ky i fundit jo vetëm i diponon me firmën e tij, por ka edhe një detyrim moral që t’ia japë.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
“STOP”/ Kujdestares së konviktit i mbahet rroga, Drejtoresha përplaset fizikisht me të

“STOP”/ Kujdestares së konviktit i mbahet rroga, Drejtoresha përplaset fizikisht me të

VIDEO&FOTO/ Kush është biznesmeni i kromit në kërkim

VIDEO&FOTO/ Kush është biznesmeni i kromit në kërkim

Video+18/ Të gjithë mendonin të flejnë me të, deri në momentin kur…

Video+18/ Të gjithë mendonin të flejnë me të, deri në momentin kur…

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com