Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

2025/10/30 at 6:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Avokatja e Popullit: Pavarësia e institucionit, thelbësore për një sistem efektiv

Ditën e sotme është prezantuar Raporti Vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ishte Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ajo që prezantoi raportin, duke folur në Parlament.


Gjatë fjalës së saj, Ballanca tha se ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të Avokatit të Popullit është thelbësore për të garantuar një sistem efektiv të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ajo shtoi gjithashtu se sfidat mbeten të mëdha, pavarësisht se Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në procesin e integrimit evropian.

Fjala e plotë e Avokates së Popullit, Erinda Ballanca:

Sot, kam nderin të paraqes Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2024, një dokument që përmbledh punën, sfidat, përpjekjet dhe arritjet e institucionit kryesor, përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në vendin tonë, por mbi të gjitha, zërat dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë besuar tek ky institucion, si ura më e drejtpërdrejtë midis tyre dhe shtetit. Ky raport është një detyrim kushtetues nëpërmjet të cilit Avokati i Popullit informon Kuvendin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend e dhe punën e bërë prej tij për t’i siguruar e garantuar efektivisht këto të drejta. Ky raport është po ashtu një pasqyrë e marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit, në një kohë kur në mbarë botën kjo marrëdhënie po vihet në provë.

Viti 2024 është karakterizuar nga një kontekst global dhe evropian sfidues për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Raportet e Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, Freedom House, etj., konstatojnë një prirje shqetësuese e asaj që quhet ‘rule of laë backsliding’, pra të proceseve graduale të erozionit institucional, ku qeveritë demokratike dëmtojnë apo sfumojnë mekanizmat e kontrollit, kufizojnë liritë apo dhe minojnë institucionet e pavarura. Sipas Ëorld Justice Project 2024, mbi 60% e shteteve të analizuara kanë përjetuar rënie në treguesit e sundimit të ligjit për të gjashtin vit radhazi.

Në kushtet e një tërheqje/regresi nga standardet themelore demokratike, qëndrimi i institucioneve të të drejtave të njeriut është i qartë, ne kërkojmë me forcë që të drejtat e njeriut të mbeten themeli i rendit demokratik dhe i paqes sociale, si dhe mburoja e parë ndaj autoritarizmit institucional dhe kufizimit të lirive qytetare. Shqipëria ka mundësinë të tregojë se forca e institucioneve nuk qëndron në pushtet, por në pavarësinë e tyre; se respekti për ligjin është garanci për drejtësi dhe dinjitet njerëzor.

Përsa më sipër, ky Kuvend ka një rol thelbësor: të garantojë që institucionet kushtetuese të jenë të plota, funksionale dhe të mbështetura, në mënyrë që të ruhet ekuilibri institucional dhe të shmanget çdo formë e rrëshqitjes demokratike. Edhe pse Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe në procesin e integrimit evropian, sfidat mbeten të mëdha.

Siç thekson edhe Komisioni Evropian në raportin e fundit për Shqipërinë, ruajtja e pavarësisë, integritetit dhe mandatit të Avokatit të Popullit është thelbësore për të garantuar një sistem efektiv të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Për këtë shkak, gjej rastin të theksoj se ky Kuvend ka shancin të përmbyllë me integritetin e duhur, duke zbatuar në frymë dhe gërmë Parimet e Venecias për institucionet e Avokatit të Popullit, në përzgjedhjen e titullarit të ri të këtij institucioni. Në këtë kuptim, është gjithashtu thelbësore që Kuvendi të vleresojë me vëmendje të shtuar plotësimin e të tëra detyrave të lëna nga Komiteti i Akreditimit i Kombeve të Bashkuara, me rastin e procesit të riakreditimit të institucionit tonë, që pritet të përmbyllet në vitin 2026, për të mundësuar riakreditimin tonë me statusin (A) për herë të pestë.

Viti 2024 në shifra dhe rezultate konkrete

Viti 2024 ka qenë një vit i konsolidimit të rolit tonë, në një moment ku Shqipëria hyn në një fazë të re të proceseve të integrimit evropian; një fazë që hapet dhe mbyllet me respektimin e të drejtave të njeriut. Kontributi ynë në procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë të BE-së është rritur, ashtu si edhe roli ynë promovues, ndërgjegjësues dhe monitorues në terren. Integrimi është proces ligjor dhe institucional, por është edhe akt besimi: besim se shteti di të kujdeset për njeriun, jo vetëm për imazhin.

Në këto vite, institucionet e pavarura kanë dëshmuar se suksesi i tyre nuk është meritë e vetme, por produkt i bashkëpunimit institucional. Ne nuk jemi në garë me askënd, jemi pjesë e të njëjtit zinxhir përgjegjësish, ku performanca e një institucioni ndikon domosdoshmërisht tek tjetri. Prandaj, kur flasim për rezultate pozitive, duhet t’i shohim si fitore të përbashkëta, jo si arritje të vetmuara.

Përgjatë vitit 2024, institucioni ka ruajtur një bashkëpunim të qëndrueshëm me Kuvendin, institucionet e drejtësisë, pushtetin vendor, organizatat e shoqërisë civile dhe median, duke ndihmuar në ngritjen e një kulture të përbashkët të respektimit të të drejtave të njeriut. Në planin ndërkombëtar, Avokati i Popullit ka qenë aktiv në rrjetet GANHRI, ENNHRI, AOM dhe IOI, duke ndarë përvoja dhe standarde me homologë evropianë. Bashkëpunimi në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ndër të tjera, është thelbësor në prag të procesit të riakreditimit me statusin “A”, ku institucioni synon të riafirmojë përputhshmërinë e plotë me Parimet e Parisit dhe standardet e Komisionit të Venecias.

Gjatë vitit 2024, institucioni ka thelluar rolin e tij hetimor, monitorues dhe promovues. Krahasuar me raportin e vitit 2023, mund të themi se institucioni ka përparuar më tej duke treguar një qasje proaktive dhe sistemike, duke adresuar më mirë, jo vetëm shkeljet individuale, por edhe mangësitë strukturore që i gjenerojnë ato.

Të nderuar deputetë,

Në këto 8 vite që kam shërbyer si Avokat i Popullit, kam parë nga afër se si ndryshon peizazhi institucional i vendit. Në tre legjislatura të ndryshme, kam pasur fatin dhe përgjegjësinë të paraqes këtë raport dhe kam qenë dëshmitare edhe e hapave përpara, stanjacionit, apo dhe regresit qoftë në nivel vullneti politik, qoftë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e të drejtave të njeriut. Ndërsa, në këtë legjislaturë të re, dua të përshëndes hapin e rëndësishëm të krijimit të Komisionit të posaçëm për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, në opinionin tim, një shenjë pjekurie demokratike, se si Kuvendi zgjedh t’u japë të drejtave të njeriut një hapësirë të veçantë.

Viti 2024 solli disa zhvillime domethënëse për institucionin e Avokatit të Popullit. Nisëm punën për projektligjin e ri për Avokatin e Popullit, një proces që ka kërkuar reflektim të thellë dhe konsultime të gjera. Ky projektligj nuk është thjesht një rishikim teknik, por një përpjekje për ta sjellë institucionin në një nivel më të fortë pavarësie, më të qartë përgjegjësie dhe më të lartë efektiviteti, në përputhje të plotë me Parimet e Parisit dhe standardet e Komisionit të Venecias. Ne synojmë që, përmes tij, qytetarët të kenë garanci më të mëdha për trajtim të drejtë, për transparencë, dhe për mbrojtje të qëndrueshme të të drejtave të tyre, sepse Avokati i Popullit nuk është thjesht “institucioni që ankohet për padrejtësitë”, por mekanizmi që kujton çdo ditë pse shteti ekziston: për njeriun.

Zbatimi i rezolutës së Kuvendit të RSH-së për vitin 2024

Në vijim të zbatimit të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, miratuar më datë 25.07.2024, ku është rekomanduar marrja e një sërë masash që lidhen me ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore të institucionit të AP, janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për zbatimin e plotë të saj.

Niveli i zbatimit të Rekomandimeve

Gjatë vitit 2024 institucioni i Avokatit të Popullit ka adresuar në total 300 rekomandime me një total prej 1,379 nënrekomandime drejtuar organeve të administratës publike duke përfshirë atë qendrore dhe vendore.

Nga numri total i rekomandimeve, niveli i zbatimit të tyre deri në muajin mars të vitit 2025 rezulton si më poshtë:

Rekomandime të pranuara dhe të zbatuara plotësisht  68 rekomandime ose 23%

Rekomandime të pranuara dhe të zbatuara pjesërisht  120 rekomandime ose 40%

Rekomandime të pranuara por të pa zbatuara  43 rekomandime ose 14%

Rekomandime të refuzuara    20 rekomandime ose 7%

Rekomandime pa pergjigje (jashtë afatit)  38 rekomandime ose 13%

Rekomandime në proces zbatimi  11 rekomandime ose 4%

Të nderuar deputetë,

Në thelb të çdo shoqërie që e quan veten demokratike, qëndron një pyetje themelore: si e trajton ajo njeriun? Jo në momentet e solemnitetit, por në përditshmëritë e tij të zakonshme — kur përballet me padrejtësinë, me zvarritjen, me heshtjen institucionale, me ligjin që nuk arrin dot tek ai.

Kuvendi i Shqipërisë është vendi ku ligji merr formë, por është edhe vendi ku ligji duhet të dëgjojë njeriun. Këtu, fjala “shtet” gjen kuptim vetëm nëse mbron, nëse dëgjon, nëse reflekton. Pikërisht për këtë arsye, raporti i Avokatit të Popullit nuk është thjesht një dokument teknik apo një përmbledhje statistikash. Ai është, në njëfarë mënyre, pasqyra e ndërgjegjes së shtetit: se sa drejtësi i japim qytetarit, sa dinjitet ruajmë në ushtrimin e pushtetit dhe sa human mbetet ligji përballë jetës se perditshme. Shpesh një rast individual, një ankesë e vogël, ka shërbyer si nxitje për ndryshime sistemike që prekin mijëra qytetarë. Kjo është vlera e vërtetë e institucionit që përfaqësoj: të kthejë një zë të vetëm në një jehonë për të gjithë!

Më lejoni të them se për mua personalisht, që prej vitit 2017, të jem Avokate e Popullit është privilegj i rrallë, por edhe barrë e madhe përgjegjësie. Kam mësuar se forca e këtij institucioni nuk qëndron vetem te zëri im, por te besimi i qytetarëve që guxojnë të ankohen, te profesionistët që i japin kuptim çdo dite pune, dhe te bashkëpunimi që kemi me ju, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.

Ky raport është një pasqyrë e përpjekjes dhe përgjegjësisë sonë të përbashkët për një Shqipëri më të drejtë dhe më njerëzore. Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka pushtet ndëshkues, por forcën e argumentit dhe të integritetit, pavarësinë e mendimit dhe besimin e qytetarëve, tri vlera që përbëjnë thelbin e sundimit të ligjit. Në këtë kuptim, efektiviteti i tij matet me nivelin e zbatimit të rekomandimeve nga administrata publike, një tregues që, megjithëse ka njohur përmirësim, kërkon ende më shumë vullnet politik dhe institucional.

Shqipëria shënon 70 vite pjesëmarrje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, një kujtesë tjetër se mbrojtja e të drejtave të njeriut është mision dhe dimension ndërkombëtar. Në një kohë kur bota përballet me sfida të reja, nga dezinformimi, mungesa e besimit në institucione, polarizimi i tejskajshem politik, deri tek inteligjenca artificiale, detyra jonë mbetet e njëjtë: të ruajmë dinjitetin e njeriut, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si themelet mbi të cilat ngrihet një shtet demokratik. Sot më shumë se kurrë, sundimi i ligjit është premtimi që shteti i bën qytetarit të tij. Ne, si institucione të pavarura, jemi këtu për ta mbajtur gjallë këtë premtim, çdo ditë, në çdo vendim, në çdo rast. Vetëm kështu mund të ruajmë integritetin e demokracisë dhe ta mbrojmë Shqipërinë nga çdo formë e rrëshqitjes së sundimit të ligjit.



Ju sugjerojmë

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
-U tha në Opinion

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

30 Tetor, 2025 10:06 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Politikë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

30 Tetor, 2025 9:53 pm
Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK
-U tha në Opinion

Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK

30 Tetor, 2025 9:44 pm
Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit
-U tha në Opinion

Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

30 Tetor, 2025 9:40 pm
Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali
Politikë

Akuzat e Berishës, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali

30 Tetor, 2025 9:17 pm
Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
Kryesore

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

30 Tetor, 2025 8:21 pm
Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni
Bota

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

30 Tetor, 2025 8:01 pm
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin
Sport

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

30 Tetor, 2025 7:23 pm
Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak
Aktualitet

Basha del nga SPAK:Di që ju ka marrë malli për konferenca, por do të prisni edhe pak

30 Tetor, 2025 6:00 pm
Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja
Aktualitet

Veliaj lë nesër qelinë për seancën në Kushtetuese, avokati tërhiqet nga mbrojtja

30 Tetor, 2025 5:16 pm
Para
Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S’e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

Messi në dilemë për Kupën e Botës 2026: S'e di nëse mund ta ndihmoj ekipin

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

Gjenerali gjerman:Po i dërgojmë Rusisë një sinjal të qartë, mos guxoni të na sulmoni

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë

Berisha: Qytetarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, ka pasojë vetëgjyqësinë
















TE FUNDIT

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale

Ndarja territoriale, Mazniku: Nuk i mbajmë dot 61 administrata funksionale
30 Tetor, 2025

Reforma Territoriale është një nga pikat më të rëndësishme për të cilën palët politike do të përfshihen në diskutime nëpërmjet...

Lexo më shumë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
30 Tetor, 2025

Pasi  socialistët dolën kundër dy komisioneve hetimore ‘McGonigal’ dhe ‘11 Maj’, grupi parlamentar i PD-së do të mblidhet nesër. Mbledhja...

Lexo më shumë

Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK

Fletëthirrje për Ballukun? Gazetarja: Burime thonë se do paraqitet nesër në SPAK
30 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Bleona Metushi foli lidhur me lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku...

Lexo më shumë

Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit
30 Tetor, 2025

Erion Veliaj do të shkojë të premten nga paraburgimi në Durrës drejt Gjykatës Kushtetuese për ankimin e tij për shkarkimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com