Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, gjatë fjalës së saj në seancën gjyqësore, tha se fakti që prokuroria insiston se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe pretendimi për qëllim të përbashkët kriminal “ishte i njohur dhe publik”, nuk qëndrojnë.
“Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur”, tha ajo duke iu referuar bombardimeve të NATO-s që çuan në fundin e luftës në Kosovë.
Ajo tha se ZPS-ja nuk ka asnjë “provë të besueshme që e lidh Krasniqin me asnjë krim, nuk ka prova për qëllime të përbashkët kriminal”.
Kujtojmë që sot është dita e tretë e gjyqit ndaj 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.Teksa dje folën avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, sot ishte radha e avokatit të Jakup Krasniqit.