Ditën e djeshme Spartak Ngjela i është nënshtruar një operacioni të vështirë. Kjo erdhi për shkak se avokat Ngjela kishte kolecistit të avancuar (gur në temth).
Ndërhyrja kirurgjikale është bërë pranë një spitali privat në Tiranë dhe avokati duket se e ka përballuar me sukses.
Burime pranë spitalit janë shprehur se Spartak Ngjela është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën vëzhgimin e mjekëve./dritare.net