Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me debatet që po zhvillohen në mbledhjen e Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetajt.
Deputetët e opozitës kanë pyetur disa herë avokatët e Ahmetajt nëse kanë dijeni për parregullsi në pasurinë e këtij të fundit. Po, ashtu ata janë pyetur edhe nëse së bashku me ish-zëvendëskryeministrin, me dy pronarët e inceneratorëve, ka udhëtuar dhe Damian Gjiknuri.
Pavarësisht pyetjeve, avokatët Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori janë treguar të rezervuar në përgjigje. Madje, ndër të tjera, avokati Vishaj është shprehur se në SPAK nuk mund të gjesh drejtësi.
Pas kësaj deklarate ka ndërhyrë socialistja Ermonela Felaj, duke iu drejtuar se ku është problemi i SPAK, pasi ky institucion përfaqësohet nga prokurorë që e kanë kaluar vettingun.