Një avokat është qëlluar për vdekje me armë zjarri jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam të Holandës.
44-vjeçari Derk Wiersum, ishte një nga avokatët me të njohur në Holandë. Së fundmi, Wiersum ishte avokati i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera midis viteve 2015 dhe 2017.
Policia është shprehur se avokati është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar dhe se deri më tani ende nuk është identifikuar.
Në lidhje me ngjarjen, shefi i policisë Erik Akerboom tha se; “Me këtë vrasje brutale, është kapërcyer një kufi i ri: tani edhe njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk duken më të sigurt”.
Ndërkohë, anëtari i sindikatës së policisë NPB, Jan Struijs u shpreh se; “Holanda është kthyer në një narko-shtet. Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”.Opinion.al E.Xh.