TIRANE- Protesta e avokatëve ka futur në kolaps sistemin gjyqësor. Sot janë anuluar një sërë seancash gjyësore, në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe qytete të tjera të vendit. Vendimi u mor nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ata protestojnë kundër ligjit të ri të profesioneve të lira, që rriti pagën e referencës dhe për pasojë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Dhoma Kombëtare e Avokatëve mësohet se do ti drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese ku do të kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Qeverisë.