Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 29 janar seancën e shqyrtimit të kërkesës për leje të posaçme të Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak.
Në seancën e sotme, avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.
Përmes avokatëve, por edhe personalisht nga kafazi i sallës, Beleri ka kërkuar ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, nën akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.