Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatët e Veliajt: Përpjekje për ta kthyer një procedim penal në gjyq publik

2025/07/29 at 12:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve

“Ne, avokatët mbrojtës të z. Erion Veliaj, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përpjekjet e përsëritura, për të shndërruar një procedim penal në një gjyq publik spektakolar përmes përdorimit të mediave të lidhura me SPAK dhe shkeljeve flagrante të ligjit, siç është zbulimi i paligjshëm i sekretit hetimor.’

Ky ka qenë reagimi i avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj në rrejtet sociale.

Sipas tyre artikujt me porosi, të paraqitur si “zbulime ekskluzive”, nuk synojnë zbardhjen e së vërtetës, por ndërtimin e një narrative të gatshme publike përpara se çështja të provohet me fakte në një sallë gjyqi.

‘Këto ditë, detaje të tjera u nxorën në media, përfshirë edhe lidhur me dëshmitë e dëshmitarëve. Në një shtet demokratik dhe evropian, drejtësia zhvillohet brenda institucioneve të drejtësisë, jo në tituj gazetash, rrjete sociale apo “seriale kriminale” të prodhuara nga media të kontrolluara përmes rrjedhjeve anonime dhe të paligjshme. Edhe më shqetësuese është fakti që këto rrjedhje ndodhin gjatë fazës së hetimeve paraprake, e cila është nën mbrojtjen e detyrueshme të organit që e administron, prokurorisë. Pikërisht këtu dështimi është i pakundërshtueshëm: jo vetëm që nuk është mbrojtur integriteti i procedurës, por është shkelur rëndë parimi i sekretit hetimor, duke e kthyer procesin në një farsë publike.

Ne po dokumentojmë çdo akt që jo vetëm shtrembëron këtë procedim penal, por që gjithashtu cenon rëndë rendin kushtetues dhe standardet evropiane të drejtësisë mbi të cilat mbështetet rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo çështje përfaqëson një regres të dallueshëm dhe të dëshpëruar drejt një epoke parademokratike’, thuhet në postim.

Avokatët deklarojnë gjithashtu, se kryebashkiaku vijon të mbahet në izolim total, nën kushte të ashpra dhe të pajustifikuara kufizuese, që e pengojnë të ushtrojë detyrën e tij si Kryetar Bashkie.

‘Z. Veliaj është Kryetari legjitim dhe i zgjedhur në mënyrë demokratike i Bashkisë së Tiranës, i votuar nga mbi 160,000 qytetarë. Megjithëse të drejtat e tij, si edhe ato të qytetarëve që ai përfaqëson, mbrohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ai vijon të mbahet në izolim total, nën kushte të ashpra dhe të pajustifikuara kufizuese, që e pengojnë të ushtrojë detyrën e tij si Kryetar Bashkie. Ne jemi të bindur se kur kjo ndjekje penale të vihet përballë një organi të paanshëm gjykimi, ajo do të shembet dhe do të zbulohet për çfarë është në të vërtetë, një ndjekje penale që ka kthyer mbrapsht në mënyrë thelbësore përparimin e Shqipërisë drejt përputhjes me standardet evropiane të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, duke u mohuar njëkohësisht qytetarëve të Tiranës shërbimin e Kryetarit të tyre dhe duke shkaktuar dëm të madh për Tiranën dhe qytetarët e saj.’, thuhet në deklaratën e tyre.

Ju sugjerojmë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump:Brenda 2 javësh do vendos për hapat që t’i japin fund luftës në Ukrainë

23 Gusht, 2025 12:41 pm
Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi
Bota

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

23 Gusht, 2025 12:14 pm
Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë
Aktualitet

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë

23 Gusht, 2025 11:58 am
Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin
Aktualitet

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin

23 Gusht, 2025 11:42 am
Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir
Aktualitet

Kukës/ Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, arrestohen babë e bir

23 Gusht, 2025 11:26 am
Seuli hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut kalojnë kufirin
Bota

Seuli hap zjarr pasi trupat e Koresë së Veriut kalojnë kufirin

23 Gusht, 2025 11:16 am
Italia dhe Franca në krizë diplomatike, shkak gjuha e Salvinit ndaj Macron
Bota

Italia dhe Franca në krizë diplomatike, shkak gjuha e Salvinit ndaj Macron

23 Gusht, 2025 11:07 am
Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin për mbajtjen e një referendumi
Rajoni

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin për mbajtjen e një referendumi

23 Gusht, 2025 10:49 am
Mbi 53 mijë m² hapësirë publike e liruar në Tiranë
Aktualitet

Mbi 53 mijë m² hapësirë publike e liruar në Tiranë

23 Gusht, 2025 10:32 am
Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, në pranga 28-vjeçari!
Aktualitet

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, në pranga 28-vjeçari!

23 Gusht, 2025 10:18 am
Para
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave

Mbyllja e hetimeve/ SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

Rama për shefin e Policisë së Delvinës: Rrezikoi jetën të shpëtonte të tjerët

Situata e zjarreve/ MM: Në 24 orë janë evidentuar 52 vatra, 2 ende aktive

Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..

Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..

TE FUNDIT

Trump:Brenda 2 javësh do vendos për hapat që t’i japin fund luftës në Ukrainë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
23 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë për pozicionin e tij sa i përket luftës në shkallë të...

Lexo më shumë

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi
23 Gusht, 2025

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian...

Lexo më shumë

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë

Malësi e Madhe/Dhunuan dhëndrin për motive të dobëta, në pranga babai dhe dy djemtë
23 Gusht, 2025

Babai së bashku me dy djemtë e tij kanë përfunduar në prangat e policisë në Malësinë e Madhe. Policia bën...

Lexo më shumë

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin

Skënderbegas, fshati që duhet të ngrihet mbi hirin
23 Gusht, 2025

Zjarret në njësinë Skënderbegas në bashkinë e Gramshit kanë lënë pas mijëra hektarë pyje të djegura… shtëpi të shkrumbuara, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com