Rrëmbyesi i një avioni të EgyptAir është një shtetas egjiptian i quajtur Ibrahim Samaha. Zëdhënësi i Aviacionit Civil Egjiptian tha se dyshojmë nëse rrëmbyesi ka pasur vertetë eksploziv në trup.
“Unë dyshoj se ai kishte eksplozivë sepse siguria është rritur në të gjitha aeroportet egjiptiane, por këtë fakt do ta konfirmojmë më vonë tha ai.
Ai shtoi se një ekip egjiptian po zhvillon negociatat me rrëmbyesin e avionit që bëri ulje të detyruar në Qipro.
Negociatat me rrëmbyesin e avionit kanë rezultuar të suksesshme deri tani pasi janë liruar pjesa më e madhe e pengjeve. Aktualisht janë duke u mbajtur peng shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe katër shtetas të huaj.