Avioni i kombëtares shqiptare ka bërë ditën e sotme ulje të detyruar. Shkak mësohet të ketë qenë moti i keq.
Kombëtarja ishte në Lion dhe sot u nis për në rajonin e Bretonje, ku ka edhe qendrën stërvitore, e cila është jo më shumë se 1 orë me avion dhe 4 orë me automjet, raporton “News 24”.
Shqipëria ishte dje në Lion ku arriti fitoren historike ndaj Rumanisë dhe tashmë pret që të mësojë nëse do ta kalojë grupin apo jo.