Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avioni i Azerbajxhanit u rrëzua, kompania ajrore: Ndodhi pas ndërhyrjes së jashtme fizike dhe teknike

2024/12/27 at 3:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror

Kompania ajrore e Azerbajxhanit njoftoi sot se përfundimet paraprake tregojnë se avioni i saj u rrëzua si pasojë e “ndërhyrjes së jashtme fizike dhe teknike”, ndërkohë që burimet në dijeni të rezultateve të hetimeve, thanë se avioni u godit nga sistemet mbrojtëse ajrore të Rusisë.

Zyrtarët rusë thanë se avioni ndryshoi drejtim për shkak të mjegullës dhe pas paralajmërimit për aktivitetin e një droni ukrainas në atë zonë. Ekspertët gjithashtu fajësuan sistemet mbrojtëse ajrore ruse për rrëzimin e avionit që shkaktoi vdekjen e 38 personave dhe lëndimin e 29 të mbijetuarve.

Dy udhëtarë të këtij aeroplani, që i mbijetuan rrëzimit, thanë ata dëgjuan të paktën një krismë të zhurmshme ndërkohë që avioni po i afrohej Groznit, në pjesën jugore të Rusisë.

“Pas kësaj krisme, më dukej që aeroplani do të copëtohej. Ishte e qartë që aeroplani ishte dëmtuar… Nuk dukej njësoj”, tha i mbijetuari Subhonkul Rakhimov nga spitali.

Pamjet e regjistruara në avion para rrëzimit tregojnë maskat e varura të oksigjenit dhe udhëtarët e veshur me jelekë. Pas rrëzimit të tij, në video-regjistrime shihen udhëtarët e lënduar teksa dalin nga aeroplani.

Rrëzimi i aeroplanit hodhi dritë mbi rreziqet ndaj avionëve civilë edhe atëherë kur fluturojnë qindra kilometra larg një zone lufte, veçanërisht kur luftohet me drone.

Avioni i kompanisë ‘Azerbaijan Airlines’ po fluturonte nga kryeqyteti Baku drejt Groznit të mërkurën, kur ndryshoi drejtim për shkaqe ende të panjohura dhe u përplas ndërkohë që po përpiqej të ulej në Aktau të Kazakistanit pasi që kishte fluturuar mbi pjesën lindore të Detit Kaspik.

Agjencia ruse për mbikëqyrjen e aviacionit tha të premten se aeroplani, që u rrëzua në Kazakistan të mërkurën, vendosi të ndryshonte drejtimin e planifikuar për shkak të mjegullës dhe paralajmërimeve nga autoritetet vendase për aktivitetet të dronëve ukrainas në atë zonë.

“Është e domosdoshme të identifikohen të gjitha rrethanat e këtij incidenti. Situata përreth aeroportit të Groznit atë ditë dhe gjatë atyre orëve ishte mjaft e vështirë. Dronët luftarakë të Ukrainës po kryenin sulme terroriste ndaj infrastrukturës civile në Grozni dhe Vladikavkaz… Po ashtu, kishte mjegull të dendur në afërsi të aeroportit të Groznit”, tha drejtuesi i Agjencisë ruse për transportin ajror, Dmitry Yadrov.

Ekspertët e aviacionit vlerësojnë se aeroplani i kompanisë ajrore të Azebajxhanit që u përplas në Kazakistan ka shumë gjasa të jetë rrëzuar pasi është goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore. Sipas tyre vrimat në pjesën e pasme të avionit janë shenjë se ai mund të jetë goditur nga sistemet mbrojtëse ajrore të Rusisë, që po përpiqeshin të parandalonin sulmin e një droni ukrainas.

“Gjasat janë të mëdha që përfundimi që ka nxjerrë qeveria e Azerbajxhanit të jetë i saktë, që sistemi mbrojtës ajror rus ka gabuar në identifikimin e avionit ngaqë ai ka ndryshuar drejtim dhe se ka reaguar me sistemin e mbrojtjes ajrore për shkak të sulmeve të dronëve ukrainas nga ky drejtim. Ka mundësi që ata e ngatërruan aeroplanin e udhëtarëve me një dron ukrainas dhe reaguan me sistemet e mbrojtjes ajrore”, thotë ekspertja e Rusisë, Ann Marie Dailey nga ‘Rand Corporation’.

Kompania ajrore e Azerbajxhanit pezulloi të premten fluturimet për në 7 qytete ruse, ndonëse do të vazhdojë fluturimet drejt gjashtë qyteteve kryesore të Rusisë./VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Kriza energjetike, Kurti thirrje qytetarëve të Kosovës: Kursejini dritat nga ora 18:00 deri në mesnatë

Kriza energjetike, Kurti thirrje qytetarëve të Kosovës: Kursejini dritat nga ora 18:00 deri në mesnatë

Rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë/ ISHP: S’ka vend për panik, por duhet kujdes i shtuar

Rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë/ ISHP: S’ka vend për panik, por duhet kujdes i shtuar

Hetimi i SPAK për Veliajn, reagojnë avokatët mbrojtës të kryebashkiakut

Hetimi i SPAK për Veliajn, reagojnë avokatët mbrojtës të kryebashkiakut

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com