Të paktën dy pilotë të Forcave Ajrore Kolumbiane kanë humbur jetën pas përplasjes së dy avionëve.
Dy pilotët e Forcave Ajrore Kolumbiane (FAC) humbën jetën tragjikisht kur dy avionë Embraer T-27 Tucano u përplasën në mes të fluturimit gjatë një misioni stërvitor në Kolumbinë qendrore.
Mediat shkruajnë se FAC nisi hetimin për incidentin e rëndë.
Përplasja mes dy avionëve Embraer T-27 Tucano ndodhi një ditë pasi Forcat Ajrore Kolumbiane njoftuan pjesëmarrjen e tyre në Panairin e ardhshëm Aeronautik.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 17:30 të së shtunës, siç konfirmohet nga FAC. Pamjet e aksidentit u bënë publike në rrjetin social “Twitter”, ku duket qartë momenti që dy avionët janë përplasur./Opinion.al