Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se disa avionë po transportojnë drogë drejt Italisë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Balla shprehet se avionët që kanë fluturuar këto ditë janë amerikanë dhe janë në stërvitje në bazën ajrore të Kuçovës.
Balla ka thumbur dhe opozitën, duke thënë se lidershipi i saj ndodhet në një situatë të rëndë.
Postimi i Ballës:
Pothuajse gjatë gjithë ditëve të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës nuk ka munguar edhe “denoncimi” qesharak i përditshëm i Sali Berishës. Situatë e rëndë në lidershipin e opozitës: dy kanë marrë malet, njëri me sytë nga qielli, e tjetri në kafe-protesta./ Opinion.al E.Xh.