Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autoriteti i Konkurencës: Qeveria të mos zgjasë kontratën për koncesionarin e Rinasit

2016/03/07 at 2:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
 Kush janë fajtorët për biletat e shtrenjta?

Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negociatash shumë vjeçare për rishikimin e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Rinasit, Autoriteti i Konkurrencës (AK) i ka rekomanduar qeverisë të mos marrë në konsideratë opsionin për zgjatjen e afateve të kontratës.

Në raportin vjetor për 2015 që AK ka dorëzuar tashmë në Kuvend raportohet se me anë të vendimit të datës 24 dhjetor 2015 “Për disa rekomandime në lidhje me draft-amendamentin e Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur më datë 15 Tetor 2004 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Tirana internacional Aeroport SHPK”, ka rekomanduar mos zgjatjen e afatit të ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncesionari për rishikimin e marrëveshjes.

Autoriteti i ka rekomanduar gjithashtu liberalizimin e shërbimeve (ground handling) sipas anekseve të kontratës koncesionare, rishikimin e  pagesës së shërbimit në tokë dhe e uljes dhe e ngritjes.

Gjithashtu Autoriteti ka kërkuar rishikimin e pagesës për pasagjerët, të Kargos, pagesës së Parkimit të Avionëve dhe rishikimin e pagesës së ndriçimit të aerodromit.

Nëpërmjet këtij vendimi është kërkuar edhe zbatimi i vendimit të 50 Komisionit të Konkurrencës nr. 308, datë 21.02.2014 “Për disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në tregun e shërbimit të transportit ajror”, në mënyrë të veçantë: “Për shkak të pozicionit të kompanisë koncesionare si i vetmi ofrues i shërbimeve ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, OSHA të hartojë dhe aprovojë një metodologji/rregullore për vendosjen e tarifave të aeroportit, si edhe tarifat të jenë të orientuara drejt kostos”.

Pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i kompanisë Tirana international Airport (TIA), Z. Rolf Castro-Vasquez ka pohuar për Monitor.al se nuk kanë nënshkruar ende asnjë marrëveshje me qeverinë shqiptare për ndryshimin e kontratës koncesionare për Aeroportin e Rinasit.

Ai pohon se janë ende në negociata në qeverinë shqiptare dhe po shqyrtohen pikat e fundit nga ana e avokateve në Londër. Z. Rolf Castro-Vasquez pohoi se nuk mund të thotë nje afat se kur do të bien dakord, nëse kjo do të jetë shpejt apo vonë në kohë.

Ai shton se e rëndësishme është se çfarë do vendosin aksionarët dhe kreditoret që janë tre, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH), Intesa Sanpaolo dhe Alpha, sepse janë ata që kanë investuar. Sidomos kreditorë janë shumë “të rreptë”.

“Kemi që nga 2007 që po negociojmë, u ndryshua qeveria, filluam sërish, nuk është e lehtë të ndryshohet një kontratë pas 10 vitesh. Nuk di të jap një afat, por di te them që për momentin nuk kemi nënshkruar asnjë kontratë”, thotë z. Castro-Vasquez. Ai shton se të gjitha negociatat po i zhvillojnë me ministrin e transporteve, z.Edmond Haxhinasto.

Ministri Arben Ahmetaj tha me herët gjatë shkurtit se është mbyllur negociata me sukses për heqjen e eskluzivitetit të aeroportit për një rreze deri në 100 kilometra. Duke sqaruar ecurinë e koncesionit në Aeroportin Nënë Tereza në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri tha se, tashmë priten oferta për zhvillimin e aeroporteve të tjera për fluturimet ndërkombëtare ndërsa shtoi se dosja është dorëzuar te bordi i koncesionarit.

Qeveria shqiptare në vitin 2004 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare “Tirana Airport Partners”, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese. Sipas së cilës, “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Më tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash. /revista Monitor

Ju sugjerojmë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Para
Ilaçin që shëron kancerin e keni në shtëpi

Ilaçin që shëron kancerin e keni në shtëpi

Bashkim Fino, “pajtimtari i Kombit” që u bë ushtar i Ramës

Bashkim Fino, "pajtimtari i Kombit" që u bë ushtar i Ramës

Të ardhurat e koncertit të Pirgut shkojnë për spitalin e Pediatrisë

Të ardhurat e koncertit të Pirgut shkojnë për spitalin e Pediatrisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com