Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autoritetet ruse nuk lejojnë nënën e Navalnit të marrë trupin e djalit të saj

2024/02/19 at 7:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoritetet ruse nuk lejojnë nënën e Navalnit të marrë trupin e djalit të saj

Nënës së udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny të hënën iu mohua hyrja në një morg ku besohej se mbahej trupi i tij.

Alexei Navalny vdiq në burgun “Ujku Polar” në Arktik. Autoritetet thanë se shkaku i vdekjes së zotit Navalny të premten nuk është përcaktuar ende. Kjo ka nxitur spekulime se po bëhen përpjekje për të fshehur arsyen e vërtetë pse vdiq zoti Navalny.

Kritiku i ashpër i Kremlinit vdiq të premten në moshën 47 vjeçare në koloninë penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuzën për ekstremizëm.

Lyudmila Navalnaya, nëna e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalny, udhëtoi rreth 2,000 kilometra nga Moska për në koloninë e burgut të izoluar në qytetin Kharp të shtunën, por iu tha se trupi i tij nuk ishte aty.

Më pas ajo u dërgua në një morg, por zyrtarët atje gjithashtu ia mohuan kërkesën për të marrë trupin e djalit të saj.

Aleatët e zotit Navalny akuzuan autoritetet se po përpiqen të fshehin provat.

Autoritetet thanë se shkaku i vdekjes së zotit Navalny të premten nuk është përcaktuar ende dhe refuzimi i tyre për t’ia dorëzuar trupin familjes ka nxitur spekulime se autoritetet ruse mund të jenë të prirura për ta mbajtur trupin në një përpjekje për të fshehur provat mbi shkaqet e vdekjes.

Zoti Navalny ishte 47 vjeç. Ai vdiq të premten në koloninë penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuzën për ekstremizëm.

Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë Presidentin Joe Biden fajësuan udhëheqësin rus, Vladimir Putin për vdekjen e kundërshtarit të Kremlinit.

“Putini është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt. Kjo është një provë tjetër e brutalitetit të Putinit”, tha Presidenti Joe Biden pasi u dha lajmi për vdekjen e kritikut të zëshëm të Presidentit rus, Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kritikoi të hënën deklaratat e “e ashpra” dhe “të papranueshme” të udhëheqësve perëndimorë që bëjnë presidentin Vladimir Putin përgjegjës për vdekjen e zotit Alexei Navalny.

“Këto deklarata sigurisht që nuk mund t’i shkaktojnë asnjë dëm kreut të shtetit tonë. Por, absolutisht nuk iu ofrojnë asnjë të mirë atyre që bëjnë deklarata të tilla”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov.

E veja e Navalnit, Yulia Navalnaya, tha në një video-mesazh të hënën se ajo do të vazhdojë punën e burrit të saj dhe do të luftojë për një Rusi të lirë.

Vdekja e kritikut më të madh të presidentit rus e ka privuar opozitën ruse nga politikani i saj më i njohur dhe më frymëzues më pak se një muaj para zgjedhjeve që pritet t’i japin Presidentit Vladimir Putin një mandat tjetër gjashtë vjet vjeçar./VOA

Ju sugjerojmë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Para
Rama takim me ambasadorin britanik Alastair King-Smith, zbardhen çështjet e diskutuara

Rama takim me ambasadorin britanik Alastair King-Smith, zbardhen çështjet e diskutuara

Nga Novichok te Sarin, helmet kimike të përdorura nga rusët kundër kundërshtarëve të tyre

Nga Novichok te Sarin, helmet kimike të përdorura nga rusët kundër kundërshtarëve të tyre

Shqetësime mbi rritjen e dhunës online mes të miturve në Shqipëri

Shqetësime mbi rritjen e dhunës online mes të miturve në Shqipëri

TE FUNDIT

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com